Remzie J. ZEKOLLI: “Jeto për të rrëfyer” Gabriel Garsia Markez…..Narracioni i një bashkëbisedimi

Narracioni i një bashkëbisedimi

Autore: Remzie J. ZEKOLLI

Miftar Kurti “ Magjia e Ligjërimit” Intervistë me poetin dhe profesorin, Agim Vinca. Botime “Artini” , Prishtinë, 2019

“Jeto për të rrëfyer” Gabriel Garsia Markez.

Profesori, Agim Vinca,në këtë libër rrëfen jetën, fëmijërinë rininë, shkollimin, krijimtarinë e tij të pasur poetike, studiuese, kritike etj. Kujtesa fisnike, e pasur, jetësore dhe lartësimi i proceseve kombëtare që ndodhën në viset autoktone Dardane, janë shtyllat themelore të kompozicionit të këtij libri.Kjo strukturë, ngërthen në vete shtatë njësi tekstore dhe albumin me fotografi.Libri fillon me parathënien e autorit, Miftar Kurti e cila është mjaftë tërheqëse për lexuesin, pasi kemi para vetes një libër tejet të veçantë dhe specifik në letërsinë kombëtare shqiptare.E veçanta e këtij libri është stili i të rrëfyerit, bashkëbisedim me një personalitet të rrallë të letrave të kulturës dhe çështjes kombëtare shqiptare. Autori i librit është nxitës i udhërrëfimit fisnik e të sinqertë të poetit rebelues shqiptarë përmes pyetjeve që ia parashtron bashkëbiseduesit të tij. Është fakt në raste të tilla, nuk është lehtë të parashtrosh pyetje, duke ditur se cilin intervistues ke përpara, edhe përgjigjja varet nga ajo se si parashtrohet pyetja, pra janë të lidhura ngushtë midis tyre.Autori, Miftar Kurti, ka qenë shumë i kujdesshëm që në fillim të secilës njësi strukturore të tekstit t’i paraprijë me nga një parathënie, në mënyrë që lexuesi ta kuptojë më lehtë përmbajtjen e njësisë vijuese.

1. Një titull simbolik e metaforik
Titulli i librit ngërthen në vete një thellësi shumëdimensionale të të rrëfyerit, është simbolikë dhe metaforikë. Fjala “magjia”,në kontekstin apo në rrethanat e këtij narracioni, (pra bashkëbisedimit të Miftar Kurtit me poetin dhe profesorin e nderuar, Agim Vincën), mund ta perceptojmë, në plan të parë si një guxim intelektual të autorit për të intervistuar profesorin e që atë bashkëbisedim për ta strukturuar në tekst. Plani i dytë dhe më i gjerë është se autori na sjellë aftësinë e jashtëzakonshme dhe forcën e madhe krijuese dhe atdhetare të profesorit Agim Vinca për ta bërë masën për vete. Është magjia e së vërtetës të cilën profesori e tha ballëhapur dhe pa frikë çdo herë, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.Agim Vinca kurrë nuk mbeti indiferent ndaj kalvarit që përjetoi kombi shqiptar në viset Jugosllave, por edhe në Shqipëri. Fjala, “e ligjërimit”, e, është lidhës mes fjalës “magji” dhe “ligjërim” që shpërfaq gjithë ligjërimin që bëri profesori më bashkëbiseduesin e tij në këtë libër.

2. Rrëfim për fëmijërinë dhe sfidat e jetës, revolta e poetit
Pjesa e parë e librit “Mes çizmes serbe dhe opingës maqedonase”, shpërfaq fëmijërinë, shkollimin, vështirësitë që përjetoi profesori jo vetëm në vendlindjen e tij, por edhe si student në Kosovë. Është ligjërim, i cili rrëfen rrugëtimin fisnik, jetësor, krijues dhe atdhetar të nderuarit profesor, Agim Vinca. Intervista ngërthen në vete, përsiatjet që përjetoi, poeti, historia e tij pashmangshëm është histori e popullit të cilin mendjendrituri ynë, Vinca me plot të drejtë e quan “ Populli i pandaluar”. Ky popull, asnjëherë nuk u dorëzua ndaj asnjë uragani. Poeti, qysh fëmijë, e urrente padrejtësinë.Në këtë bashkëbisedim, mes shumë rrëfimeve interesante të fëmijërisë së tij, mbresa të pashlyera dhe që gjatë do të më mbetet në kujtesën time është, bojkotimi i mësimdhënëses së biologjisë nga procesi mësimor në gjimnazin e Strugës, në të cilin profesori ishte gjimnazist apo dhe marrja e këngës në gjuhën shqipe në maturë.Qysh në këtë moshë, Vincën, e shohim si personalitet kundërshtues, apo rebelues ndaj së keqes.Në këtë kontest, e keqja ishin sllavo – maqedonasit, të cilët përdornin çdo metodë për t’i nënshkruar shqiptarët; siç ishte përpjekja e mohimit të drejtave elementare të popullit shqiptarë me theks të veçantë në Maqedoni, mohimi i komunikimit në gjuhën amtare.Kundërshtues ndaj mohimit të drejtave kolektive të shqiptarëve në viset e ish Jugosllavisë.Pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968, kundër mohimit të përdorimit të simboleve kombëtare, mbylljes së shkollave. Vincën, e shohim pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1981, në të cilat kërkohej e drejta e popullit shqiptarë për Republikë, e cila na mohohej. Mbështetës i UÇK, angazhimi i tij nëpërmes presidentit të Shqipërisë Mejdani, që ambasadori amerikan në Tiranë të ndërhyjë për zhbllokimin e kampit në Bllacë, është veprim aq sa human dhe shumë patriotik, fisnik dhe i guximshëm i profesor, Vincës. Në aksionin gjithëkombëtarë për pajtimin e gjaqeve,ishte një veprimtar i pashoq, aq sa s’do të mbetej indiferentë, në një proces ku populli hapur përgatitej të luftonte vetëm me një armik, ai ishte Serbia. Ai përhapi idenë për projektin gjithëkombëtar për përdorimin e një abetare unike për popullin shqiptarë kudo që ai jeton. Në kontest të kësaj në librin, “Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe” (1945-1980), profesori do të theksonte: ” Ekziston një letërsi shqipe, ashtu siç ekziston edhe një kulturë kombëtare, me një gjuhë e një komb” Vinca, është ithtar i madh i bashkimit kombëtarë. Fuqishëm e mbështes mendimin e profesor Vincës, se proceseve të mëdha globale gjithherë, u paraprijnë nismat e vogla që qëllimin e kanë ta ndryshojnë gjendjen e popujve.Vinca, nuk duronte që ndonjë veprim politik të shkonte kundër popullit shqiptarë.Ai dha dorëheqje nga posti i bashkëdrejtuesit të Arsimit në kohën e UNMIK-ut, ai nuk ishte servil, as puthador i të pushtetëshmve, por realitetin ballëhapur e shikonte drejt në sy.Me pjesëmarrjen e tij në demonstratën e vitit 1968, ku kërkohej Kosova Republikë, çuditërisht më përkujton Hygoin e madh, i cili luftonte monarkinë për të mbrojtur Republikën.Mendoj se edhe sot popullit shqiptarë i duhet një Hygo që ta mbrojë shtetësinë e Republikës së Kosovës.

3. Njohës i mirë i rrethanave politike. Nuk u muar kurrë me politikë

Në vazhdimësinë e leximit të librit “Magjia e ligjërimit”, më për së afërti po e njohim poetin dhe profesorin, Vinca edhe si njohës i mirë i rrethanave politike, jo vetëm të asaj shqiptare, por edhe më gjerë. Ideali i tij është bashkimi kombëtar.Është kundërshtues i madh ndaj oligarkisë qoftë në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, Tetovë etj. Ai mes të tjerash, pas luftës në Maqedoni do të shprehej:”Shqiptarët pas luftës fituan pak, apo të mos them aspak. Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe ende nuk është realizuar ashtu siç e kishte përcaktuar marrëveshja e Ohrit.”Ai i njihte shkëlqyeshëm rrethanat politike, të proceseve të kohës.Ai nuk u rreshtua kurrë në asnjë subjekt politikë, as në LDK.që në vitet e 1990 ishte bërë një lëvizje gjithëkombëtare. Vinca, hapur shprehte pakënaqësitë e tij për ritmin e ngadaltë të zgjidhjes së çështjes së Kosovës edhe pse mirë e dinte se çdo gjë nuk ishte në dorën e Kosovës.

4. Lexues i pasionuar, punëtor i palodhur shkencor, krijues i rebeluar
Agim Vincën, si punëtor të palodhur shkencor, më shumë se të tillë, e njohim edhe përmes këtij bashkëbisedimi të Kurtit me profesorin e tij të dashur.Arsenalin e tij krijues e përbëjnë një numër i madh i krijimeve të tij.Ai kontribuoi si poet, historian i letërsisë, metodist, eseistë, përkthyes, antologjist.E gjithë kjo veprimtari voluminoze letrare ka vetëm një emër, AGIM VINCA.Ai përmend edhe personalitete të shquara të kulturës shqiptare midis tyre edhe Nolin, Naimin, Migjenin, Konicën, Kadarenë etj. Shpreh habinë për Kadarenë, edhe pse u nominua disa herë për çmimin Nobel, ai ende nuk u bë laureat i tij. Ky libër është një histori e tërë e poetit, krijuesit, personalitetit të kulturës shqiptare i cili me punën e tij të zellshme, bëri që poezia e tij e përmes tij edhe ajo shqiptare të dëgjohet edhe në manifestime ndërkombëtare, Izrael, Itali, Hungari etj. Vinca suksesshëm ka depërtuar në artin ndërkombëtar të poezisë. Bota na njeh përmes letërsisë, ajo është gjuhë ndërkombëtare që na lidh me botën e në këtë lidhje me botën krijuese e letrare shqiptare pse jo edhe botërore Vinca e ka vendin meritor të tij. Mos anëtarësimi i poetit VINCA në ASHAK, na bënë të reflektojmë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra se letërsia, kultura, shkenca kurrësesi, nuk duhet të politizohen, por t’u hapin rrugë vlerave fisnike kombëtare pa marrë parasysh mendimet politike. Të mësohemi njëherë e përgjithmonë të dimë ta çmojmë mendimin ndryshe, sepse siç do shprehej poeti Rexhep Elmazi “ Mendimi im, askënd nuk e vret”. Shprehja e mendimit ndryshe është vlerë e çmuar njerëzore së cilës duhet t’i japim rëndësi të madhe edhe ne si shoqëri. AGIM VINCA ËSHTË VLERË E PASTËR E KOMBIT SHQIPTARË, TITUJT NUK E BËJNË NJË NJERI TË DASHUR PËR POPULLIN, POR THJESHTESIA DHE AFËRSIA E TIJ ME POPULLIN. TË TILLË E TAKOVA VINCËN EDHE PERSONALISHT, POR EDHE PËRMES LIBRIT TË KURTIT, PËRMES BASHKËBISEDIMIT ME TE. Faleminderit profesor për çdo gjë që i dhe atdheut dhe kombit! Faleminderit që asnjëherë nuk u dorëzove ndaj asnjë politike! Vazhdo të ecësh vetëm vertikalisht! Faleminderit autor i librit që na dhurove një margaritar të letrave shqipe!

Vushtrri, më 06.06.2019

Shperndaje ne
Updated: 26 Qershor, 2019 — 09:01

The Author

Remzije Zekolli

1 Comment

Add a Comment
  1. MAGJIA E LIGJERIMIT-VARGJEVRIA E RIZGJERIMIT;SHI,POETI O PROFESORI UNIVERZITAR-
    SI PROFETI O TROFEPRORI KURIOZITAR;UNIVERZITET,KURIOZITET;VLERË MBARË KOMBËTARE
    NDERË MBARË SHQIPTARE;PËRJETUAR TË ZITË HULLIRIT-PËRPJETUAR TË NGRITË PRUHIRIT;
    NËN QIZMËN FASHIZMIT SERBOJUGOSLLAVË-NËN PRIZMEN DRAZHIZMIT GJERBOTUGOSHKAVE;OH
    PËR RINGRITJEN UNIVERZITARE-PËR RILINDJEN KURIOZITARE;PËR TË VËRTETËN,O,DHE PËR
    TERË JETËN;PËR TI PRIJË RISHNDRITJES,RILINDJES;ATË RINORE-ARDHËMRISË ABËRORE;AH
    MBARË KOMBËTARE;PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIE-VËLLARZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRIE;TERË RIGJALLËRIMIN,RISTRALLËRIMIN,RISTARTIMIN,RITRASHËGIMIN,OUUU-ORE-HEJ
    TË TROJEVE PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË,OUUU-HEEEJ,MOS SHUKEJ-SOS T’ZHDUKEJ
    RIREZISTENCA-RIEGISTENCA;RINGRITI,RISHNDRITI,RIPËRTERITI;RIQENDRESË,RIKRENBESË;
    QË SI PËRJETËMOT,EDHE SOT,DO NA GJEGJI I ZOTI I KËTI DHEUT,OUUU,HYREGJENDA,KRY-
    LEGJENDA,GJERGJI KASTRIOTI SKËNDËRBEU;OH DHE,DO NA PËRGJEGJKA NË TANDEMA;HEEEJ,
    GJERGJA MË ADEMA,GJERGJA MË ADEMA,OUUU-MOREEE;RIGUFO-TRUMFO;GJERGJA MË ADEMA!!.
    SHUMË T’FALA,REFUGJAT LUFTË,PËRZENË ME DHUNË,NGA FASHIZMI SERBË;OH,PREJ KOSOVË GJER NË NEW JERCEY-USA,AHIII-MOREEE;QE PREJ KOSOVË EDHE,GJER NË NEW JERCEY-USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.