Kreshtat e larta shohin shumë larg, të lumtë Jusuf Buxhovi !

Kaluan pesë vjet nga botimi i “Kosovës  “ së Jusuf  Buxhovit ; Historia e Kosovës i arriti edhe bibliotekat më në zë të Amerikës dhe Europës .Kaluan gjithashtu  pesë vjet nga histeria serbe e dëshpërimit të daljes në dritë të një kryevepreje  mbi historinë e Kosovës të cilën ata as që e kishin pritur .
 
Atëbotë filluan të  dridhen  themelet e SANU-s ( Akademisë Serbe të Shkencave), çerdhja e së keqes shqiptare,filluan të dridhen gotat e shlivovicës  të cilat cakërroheshin kur përgatiteshin elaborate shfarosëse për shqiptarët. E bota iu besonte!  Edhe  pse shqiptarët notonim dhe po notojmë në ujërat e trekëndëshit të Bermudeve (SERBI,GREQI,TURQI! KADARE)ashtu qetas duke u tretur në vorbullat magnetike te pikës së zezë në brendinë e oqeanit dhe duke humbur në botën e harresës dhe tjetërsimit,  na  del “ barka e Noas”,e cila na e tregon rrugën e humbur pa dëshirën tonë.
 
Populli i vjetër,i nxjerrë njerëzit e mëdhenj,të cilët i dalin krah vendit të tij,krijimit të tij dhe historisë së tij. Ky është vetëm se fillimi .Kemi njerëz ne ! Kemi të ditur ne! Historia e jonë gjatë shekujve na është vjedhur, na është përbaltur dhe na është përdhosur. Pa dëshirën tonë! ashtu na e diktonin dhe ne ashtu si të tillë ne e pranonim.
 
E tani kur ne po e shkruajmë ashtu si ishte : Beogradi filloi të çmendet ! Tani kur ata menduan se fazën e përgjumjes sonë e kaluan me sukses,llogaritën në fazën e tretjes sonë. Por Jo!   I kemi  të mëdhenjtë tonë që as nuk flenë e as nuk përgjumën,por shkëlqejnë nga lartësitë  e kreshtave dhe  i godasin me fakte përgjumësit tonë.
 
« Albanci izbrisali Srbe iz istorije Balkana » shkruante gazeta  « POLITIKA »e Beogradit ( 05.02.2012) . : “Bëhet fjalë për një fantazi shumë të rrezikshme në shërbim të Shqipërisë së madhe etnike. Libri nuk meriton kurrfarë vëmendje shkencore, sepse fjala është për pamflet. Ai libër ashiqare duhet t’iu shërbejnë politikanëve si pseudo argument për krijimin e ‘Shqipërisë natyrale’. Është krejtësisht e pakuptimtë teza për Kosovën si qendër shpirtërore, kulturore e shtetërore të Shqipërisë”( Sllavenko Terziq, këshilltar shkencor i Institutit të historisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë,), »
 
« I ashtuquajturi historian shqiptar Jusuf Buxhovi, para sa kohesh e botoi librin “Historia e Kosovës”,e cila le qe s`ka asnjë baze shkencore por i gjuan serbet krejtësisht nga historia,kurse Kosovën e përshkruan “si një qendër shpirtërore,kulturore dhe shtetërore të Shqipërisë. ” Marria” e Buxhovit shkon aq larg sa qe pohon se shqiptaret janë themeluesit e Trojës dhe shkruesi i Iliades ishte shqiptar.” (reaguan serbet)
 
Historia e jonë i ka rrënjët e thella! Vështirë ato shkulën,vështirë ato  thahen! J. Buxhovi është  penë e ndritur, ku secili shqiptar qe ka lexuar diçka, medoemos në ato qe është dashtë te lexohen janë edhe shumë vepra madhështore te tij. Kemi shumë çka me vlerë të cilat  trekëndëshi i Bermudeve na  i ka  zhdukur,dhe na ka paraqitur karshi botës  si njerëz me bisht ( të cilin e kishin vet),si njerëz pa histori ( e vetë mburreshin  me përvetësime),si njerëz të pa qenë ( e vet ishin të posa ardhur).
 
”Përshëndetjet më të përzemërta dhe dëshirat më të ngrohta për Ju, zotni i nderuar Jusuf Buxhovi, shkruante  Hektori  që  ashtu si i ka hije një burri të vërtetë shqiptar, me punë të përkushtuar dhe mendje të ndritur, po ia vulosni vërtetësinë historisë sonë te ndrydhure të shkelur nga armiqtë e egër dhe miqtë e shpifur. “
 
Buxhovi me  “Historinë e Kosovës”  , ia lëkundi themelet Akademisë së Shkencave Serbe, e cila shihej se ishte e tmerruar nga fakti se, nipat e shqiptareve “sharragjinjë” te dikurshëm, po ua sharrojnë rrënjët gënjeshtrave serbe dhe po e nxjerrin në shesh të vërtetën shqiptare.
 
Reagimet e Beogradit, janë dëshmia e suksesit te plote z. Buxhovi.  Këtij suksesi, iu gëzuan te gjithë  bashkëkombësit tanë që kanë sy me pa dhe mend për të gjykuar . Vepra  e Jusufit ishte aq shume te dobishme për kombin tonë të shumëvuajtur dhe atdheun tone me shekuj të sakatosur. Puna e tij është kënaqësia  ynë më i mirë dhe hakmarrja më e denjë ndaj të gjitha antishqiptarizmave.
 
Ishte kjo tash e pesë vjet më parë .
 

Fahri Xharra ,19.05.17

Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 19 Maj, 2017 — 03:19

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. Përshëndetje të sinçerta, o i madhi dhe shumë i respektuari Jusuf Buxhovi

    VALLJA E DJAJVE

    Ndjenjë pezmi
    Kohë e vështirë
    Për të ndershmit
    Në udhëkryq
    Si t\ia dalim
    Inatçinjët
    Timonin morën
    Hedhin

    Vallën e djallit
    Tani fyes
    E dëbuam pushtuesin
    Cudi
    Na robëruan matrapazët .

    KOHë E KRISUR

    Në folenë e Shqiponjave
    Cthurur e skuçur
    Vlera nuk çmohët
    Krimi nuk dënohet
    Kohë e krisur .

    KOHëRAT

    Para lufte pata thënë
    Kur të vijë liria

    Do të jemi krenarë
    Ajo erdhi
    Por njerzit të çuar peshë
    Humben dinjitetin .

    Me dashuri e zjarrë
    Dolëm ngadhnjimtarë
    Sprovë për ne
    A do të dim ta e mbajmë .

    Nga Halil Preniqi

  2. DARDANIA

    Gjurmët flasin vetë
    Jemi më të vjetrit
    Nga Pellazgët
    Dardanisë Antike.
    Trashëgimi e lashtë
    Dyndje popujsh babarë
    Nga lufta e Trojës
    E di bota mbarë
    Se Homeri ishte pellazg,
    Troja e dytë Butrinti
    Eneu ishte Dardan.
    Alfabetin latin
    Gjuhën tonë të lashtë
    E folën profetët
    Zeusi – zoti i zotëve.

    Nga Halil Preniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.