Letërsi Kombëtare: Atdhe Geci – VOGËLIMA GACASH

VOGËLIMA GACASH

– nga libri “Kanuni poetik”

 

Me  këngë  për  Kosovën

Unë   i  flas  kohës  sime

Mbase  edhe  më  shumë

Mileut që sapo ka filluar

2

Prej  qëmoti  është e  thënë

liria  është  betejë   e  kuqe

për ata që dinë të  punojnë

dhe që i bien bukur kitarës

3

Çamëri, jepja dorën  Prometheut tënd

palave të flamurit dhe  të  fustanellës,

mblidhu shesheve si në kohërat epike

le të zemërohen retë, deti dhe Greqia!..

4
Heshtje, sikur  kur  bie  shi
Heshtje, sikur kur bie borë
Qan Çamëria për Pavarësi
Qan atdheu për Çamërinë!…

5
 Nga rrjedh uji, nga rrjedh Thiami

gjallë për varri  lidhur është çami

s´na mund greku  dhe  as  Gërqia

Shqipëri shqiptare është Çamëria!…

6
 Jam i ngrënë nga fati vendit tim

i ngrënë nga plagët e mërgimit

lotët e fshehur po më gërryejnë

toka e huaj po më ha egërsisht!…

7

Më shumë  s´e 100 shekuj

unë shkruaj  dhe rishkruaj

kohën  time  të  pashkruar

epokat e mia  nëpër  kohë

Atdhe Geci – Vogëlima gacash nga libri “Kanuni poetik”

Shperndaje ne
Updated: 12 Nëntor, 2023 — 19:47

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.