Letërsi Kombëtare: Atdhe Geci – T R O J A M A D H E

 

 

 

 

 

 

 

T R O J A M A D H E

Atdheu bën pa çdonjërin prej nesh

por Atdheu nuk bën pa Çamërinë

gjallë është Pirro, e gjallë Kastrioti

gjuha në luftë është këngëtari ynë

 

Tre Drina rrjedhin dheut të Arbrit

Me vaj të zemëruar të kësaj kohe

Nga Mollë e Kuqe e poshtë Pargës

shqiptarët kërkojnë përbashkimin.

 

Plagë të zemrës e kam Çamërinë

Gjenocid i rëndë atë po e kafshon

Çamëria Shqipëri është udha jonë

Çamëria Shqipëri është Shqipëria.

 

Çamët dhe arvanitët jemi një vëlla

Shqip flasim prej 15 mijë vjetësh

tanët janë; Adriatiku, Joni, Egjeu

e jona është; Janina, Arta, Preveza.

 

Në degë ulliri e kam lidhur fjalën

Tek më e fismja pemë  e  natyrës

Çamëri , shembja çatinë Greqisë

Lufta për liri është e pandalshme!

 

Nga Janina  e  Gurët e Prevezës

atdheun e shikoj një tërësi tonën

gjelbëroshe, të bukur, të dashur,

të shenjtë sa Dodona e Akropoli.

 

Mirë është të ngremë flamurin

flamurin kuq e zi pellazgë-ilirë

Ky mesazh më vjen nga Dodona

nga epokat e mbretërve pellazgë.

 

Kot më kërcënon grek i Aulidës

Çamëria s ́është Greqi, as Elladë

por, Epir pellazgjik i Shqipërisë

dhe zemër iliri e tërë shqiptarëve.

 

Male  e  det, janë  të zemëruara,

shumë tokë të atdheut  e kem të

pushtuar, jam Trojemadhja çame

këtë himn  ia  kushtoj Çamërisë.

 

Çamëri, jepi krahëve shtoja palët

fustanellës, pyllëzoje lirinë tënde

ne nuk ikim  nga toka që na lindi

Çamëria  Republikë  është  udha!…

 

Atdhe Geci

 

 

Shperndaje ne
Updated: 12 Nëntor, 2023 — 19:30

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.