LETËRSI KOMBËTARE: KASAM SHAQIRVELA – NËNTORËT E KUQ

Në vigjilje të 580 vjetorit të Pavarësisë së parë dhe 111 vjetorit të Pavarësisë së dytë, të fituara me shumë sakrifica, me gjakun e kuq të derdhur në tokën e zezë për Liri e Mëvetësi…për Shqiptari,.. nga po i njëjti pushtues shekullor i popullit arbëror…!
**
PËRVJETORËVE KUQ E ZI

Ishte kohë e largët, atje në Arbëri
Sa priteshin fate njerëzish të gjorë me gërshërë cohe për rrobaqepësi
Ndërgjegjja vritej pasi shtrydhej në dorë.

Shpresa këndellej nga besa e dhënë
Atdheut të shkelur e të shtypur në kokë
Trojet i rënkonin e deshtën për të thënë
Kërkonin një burrë të zot për këtë tokë

T’i kthente krenarinë bashkë me nder
Dhe udhëtimin kah e Diellit dritë
T’i hiqte orteqet që përplaseshin në derë
Me pretekste aziatike që sillnin hordhitë.

Një yll i shpresës së mir po ndrinte
Sa vije e të ngrohte drita yllnore..
Shkëlqimi dritë Atdheut i binte
Po lindtte dhe Shteti i Trojeve Arbërore.

Që nga ajo kohë e datë kalendari
Sot po mbushen 580 vjet epokë
Dhe 111 vjet për së dyti shqiptari
Pavarësi për këtë të shkelurën Tokë.

Dhe më vonë pati edhe një të tretë
Por ajo nuk qe pavarësi…
I thanë çlirim..por solli zhgënjim të vërtetë
Dhe e katërta qe tamam Pavarësi
E historisë më të re në tonën Dardani.

Ju:Iliridë, Malësi, Luginë e Çamëri
Do të pritni dhe ca për erëra të ngrohta
Se bashkim shqiptar do të ketë në Shqiptari
Porsa të pushojnë ciklonet e ftohta
Sa të ngrohen dhe zemrat shqiptare
Sa më parë që është e mundshme
Një gjuhë, një flamur, një histori ta kemi zbatuar
Me Fe Shqiptarizmin dhe në
një Abetare për të mësuar!

Mbase ka për të lindur dhe
një Gjergj i Ri
Që t’i bëjë bashkë, tokat dhe shqiptarët, në një Shqiptari.

 

© Kasam Shaqirvela

Shperndaje ne
Updated: 27 Nëntor, 2023 — 13:37

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.