Epiri është emri i vjetër i Toskërisë.

 

samiu_iliretdheepirotet012Epiri, Toskëria e Vjetër ku flitej shqip, regjioni administrativ ndarja e vetme me ilirët

BrahimiShkruan: Brahim AVDYLI

Për disa perandorë bizantino-romakë, si psh. Konstandinit të Madh, ne e patëm thënë të vërtetën, duke u bazuar në librin për jetën e tij. Aty janë bijtë e tij, Kostandini i II, Kostanci, Kostanci i II. I biri, Kostanci i II (Flavius Julius Constantius) e mori pushtetin pas vdekjes së babait, me 337, dhe i vrau të gjithë fëmijët e gjyshit të tij, Kostanc Klorit, nga martesa e dytë me Teodorën, gjë që na befason.

Ai i la të gallë të gjithë ata që kishin gjakun e babait të tij. Vëllanë e tij më të madh, Konstandinin e II, e la të qeverisë Britaninë, Galinë dhe Spanjën, ndërsa vëllain e tij më të vogël, Kostancin, e la të qeverisë Italinë, Afrikën dhe disa provinca të Ilirisë. Vetë u emërua si perandor i Perandorisë Bizantine të Lindjes, me Kostandinopojën. Për para tij, kështu donte t`i linte të udhëhiqnin babai i tij, Kostandini i Madh.

Në mesin e këtyre perandorëve të pjesës së parë ilire mund të marrim pa dyshim Anastasin e I (Flavius Anastasius), që ishte një pjesëtar i familjes së madhe ilire senatoriake nga Durrësi, dhe një punonjës i oborrit senatorial që manifestoi aftësi të mëdha në riorganizimin e sistemit financiar, si një administrator i shquar dhe energjik deri sa të zgjidhet ministër i Financave në oborrin perandorak dhe më vonë edhe perandor i Perandorisë Bizantine, me 11 prill të vitit 491, i cili vdiq në vitin 518. Kurdoherë i ka mbajtur lidhjet e pashkëputura me Ilirinë dhe me vendlindjen e tij, Durrësin.

Ndër të tjerë, Justiniani i I (Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus), 482-565, është një tjetër perandor i Perandorisë Bizantine. Ai udhëhoqi që nga viti 527 e deri sa vdiq, pas xhaxhait të tij ilir, Justini i I, që e kishte marrë me vetë nga e motra si fëmijë, për ta shkolluar në Kostandinopojë.

Justiniani i I kishte lindur në fshatin Taurin, afër kështjellës Bedriana, afër Shkupit, që ishte kryeqytet i Dardanisë. Midis ndërtimeve të Kështjellave në tërë Ilirinë, që jo vetëm se i ndërtoi dhe restauroi mbi 100 copë, së bashku me kështjellën e Tyreanit (Tirana), por ndërtoi dy qytetet e njohura, Justiniana Prima dhe Sekuda (afër Shkupit dhe afër Ulpianës), e njërën nga ato në vitin 527.

Ndër veprat e tij më të njohura mbetet padyshim vepra e tij juridike, Corpus Juris Civilis (Kodi i Ligjit Civil) e cila është shkruar në vitet 528-534, që u shpall në vitin 534, i quajtur ndryshe Kodi i Justinianit, i cili, edhe në ditët tona mbetet një ndër veprat më të shkëlqyera e të rralla legjislative. Ajo vepër ka mbetur bazë e ligjeve të shumë vendeve të njohura evropiane. Periudha në të cilën ka udhëhequr Justiniani, pushteti i perandorisë u bë më i fortë se kurrë më parë dhe në Perandorinë Bizantine lulëzuan ndërtimet e mëdha e të bukura edhe në arkitekturë, ku u kryen mjaft vepra të shkëlqyeshme, ndër to kisha Haja Sofia në Konstandinopojë dhe kisha Shën Vitale në Ravena të Italisë.

Tiberi i II- Kostandini, 540-582, (Flavius Tiberius Constandinus Augustus) ishte po ashtu me origjinë nga Iliria dhe mik i Justinit të II nga Iliria, i cili kishte pësuar çrregullime nervore në vitin 574, kështu që Tiberi ishte në luftë të shumanshme dhe nuk mund të pengonte migrimin dhe dyndjen e sllavëve në Ballkan, kështu që në vitin 582 u sëmur rëndë. Trashëgimtar i tij u emëruar iliri tjetër, Mavriki, i cili u bë perandor i Perandorisë Bizantine në gusht të vitit 582. Të këtillë qenë Valentini I, Valentini i II dhe Valentini i III, të cilët, janë të shtjelluar mirë, por vetëm pak.

Ky libër nuk plotëson nevojat e lexuesve, sikur autori nuk ka ditur më tepër. Edhe disa personalitete janë ilustruar gabimisht dhe nuk janë kualifikuar në përputhje të së vërtetës apo janë shtjelluar në bazë të “mitologjisë greke”, që është tërësisht e rrejshme. Kështu për Konstandinin e IV, Progonati, që kishte lindur më 654 dhe sundoi Perandorinë Bizantine, në mes të viteve 668-685, nuk e thotë askush të vërtetën.

Ai ishte i familjes Konstandiniane nga Iliria dhe zëvendësoi të atin Kostandini i II. Dihet se ishte i prirur në interesat e përgjithshme, kështu që i theu arabët që e kishin rrethuar Kostandinopojën. Edhe Kostandini i V, Kopronimi, (718-775), që ishte i biri i Leonit të III, nuk thuhet asgjë nga e vërteta, madje as për përkatësinë kombëtare. As për Kostandinit X, Dukas, nuk thuhet ndonjë gjë për përkatësinë e tij, i cili vdiq në vitin 1067 dhe e zëvendësoi më 1059 perandorin Isak. Madje as për Isakun e I, Komnen, (1005-1061) dhe Isakun e II, Ëngjullin, (1155-1204), që autorët rrinë si të pa gojë për përkatësinë iliro-pellazge, dhe të cilët janë përfshirë në familjen e perandorëve “Komnenë”, ndërsa në enciklopedinë e Pasho Bakut thuhet se qenë perandorë të Perandorisë Bizantine.

Perandoria Bizantine ka qenë e përfshirë nga teokracia greke që kishte filluar të forcohej dhe të bëhej kryesorja. Teokracia është doktrinë sipas së cilës pushteti politik e civil drejtohen nga pushteti fetar dhe ushtrohet nga persona, kasta dhe institucione fetare, ku kombësia e humb vlerën e saj dhe identifikohet kryesisht me fenë. Në teokracinë fetare të krishterimit ortodoks me Patrikanën Ekumene të Kostandinopojës Perandoria Bizantine udhëhiqej nga perandorë, të cilët, më shumë gjykonin nën mendimet fetare, se sa në përkatësinë e tyre kombëtare.

Grekët e rinj ishin dinakë. Gjuha greke, enciklopedia dhe fjalori i tyre qe përhapur kudo. Shkollat dhe fakulteti i Kostandinopojës ishin bërë të njohur me literaturën e shkruar veçanërisht në këtë gjuhë. Ajo që quhej atëbotë novelë, dhe ishte dominuar kryesisht nga greqishtja. Kjo ishte një filozofi kryesisht mistike me nuanca pak a shumë laike, që ishte zhytur thellë nën misticizmin fetar. Pra, për Komnenët, autori thotë se janë me prejardhje “nga fshati Komne”, afër qytetit Erdirne, të Turqisë europiane dhe autori i lë më tutje pa e sqaruar “origjinën e familjes”.

Dimë fort mirë se familja Komneni dha mjaft burra shteti, ndër ta, 6 perandorë të perandorisë Bizantine, nga Aleksi Komnen deri më Aleksin e II, Komnen, porse ata mbeten tërësisht pa u shpjeguar. As shkencëtarët e huaj bizantinë, si Camerun e Norëich, nuk i klasifikojnë mirë familjet e tyre, ndonëse kanë mjaft të dhëna të biografisë e të luftërave të shumta. Këtu mund të themi se Pasho Baku nuk i ka përcjellë të gjitha veprat që kanë shkruar mbi ata gjatë hartimit të enciklopedisë së tij dhe ata që kanë pasur këta perandorë si temë të shkrimeve, janë të varur vetëm nga të ashtuquajturit “shkencëtarë” që i kanë konsultuar…

Por, të kthehemi njëherë ku e kemi lënë pa i shpjeguar në pjesën e IV. Dijetari Rilindas Sami Frashëri thoshte se Ilirët dhe Epirotët rronin njësoj e ishin si shqiptarët e sotëm pa ndonjë ndryshim dhe flisnin gjuhën që ne e flasim sot. Ata ishin një racë dhe flisnin një gjuhë, si shqiptarët e sotëm, pra gjuhën shqipe. Epiri ishte një emërtim vendi, sipas ndasisë, dhe nuk ishte një emërtim i veçantë, siç e bëjnë këtë punë pseudoshkencëtarët sot, më së pari, të ashtuquajturit grekë, duke theksuar se janë “dy popuj” të ndryshëm. Për fat të keq, edhe nga ndonjë studiues i joni.

Epiri “ndahej” nga ilirët e tjerë vetëm sa i përkiste regjionit administrativ, por, përderisa flisnin të njëjtën gjuhë, gjuhën shqipe, ishin në popull e një komb. Toskët e gegët gjithmonë kanë qenë i njëjti komb. Epiri është emri i vjetër i Toskërisë. Qysh nga koha e ardhjes së turqve në këto anë Epiri dhe një pjesë e madhe e Greqisë kanë qenë shqiptare. Të ardhurit, u detyruan të luftonin kundër shqiptarëve, për ta marrë tërësisht. Atëherë, nuk kishte “Greqi”, si sot dhe ne e kemi parë hartën përkatëse, në pjesën paraprake, kur Epiri ekzistonte.

Dijetari dhe filozofi gjerman Lajbnic, në letrën e parë të datës 24 janar të vitit 1705, thotë se “gjuha e ilirëve të lashtë mund të ekzistonte në Epir”, ndërsa Edison L. Clark thotë se “Epirotët dhe ilirët ishin fise fqinjë, por të një gjaku, që flisnin dialekte të ndryshme të së njëjtës gjuhë.” Epirotët ndryshojnë nga grekët e sotshëm, si nga gjaku po ashtu nga gjuha. Abdyl Frashëri thotë: “Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar, ashtu siç e krijoi natyra (Zoti) dhe historia.”

Ptolomejtë dhe Seleukët nuk kanë gjë të përbashkët as me grekët as me bullgarët. Prej fillimit të historisë kanë qenë burra shqiptarë. Një mijë e pesëqind vjet pas Pirro Burrit, Epiri shkëlqeu me pellazgo-iliro-shqiptarin Mihal Ëngjëlli, Komneni, i cili ishte guvernator i Temës së Pelloponezit dhe bëri çmos për t`i dhënë kombit të vet një shtet, prandaj shkoi në Nikopojë të shpallë veten e tij Despot të Epirit dhe krijoi Despotatin e Epirit, një shtet i fuqishëm shqiptar, që kishte kryeqytet Artën.

Gjatë 1500 vjetëve nuk është dëgjuar askund për Helladën. Kjo është koha kur është shpallur Despotati i Epirit, më 1204 dhe nuk ka pasur “helladë” të vjetër. Por, le ta lëmë këtë temë mënjanë. Ne, do të flasim për luftërat e shumta. Ato janë zhvilluar mbi ne. Ne, nuk kemi pasur nga t`u ikim. Jemi bërë së pari viktima të dhimbshme të këtyre luftërave. Kushdo qoftë nga shkencëtarët që merren me këto luftëra, kryesisht fetare, që zhvillohen mbi territoret tona, nuk mendojnë se këto territore kanë qenë të banuara nga kombi ilir, dhe nuk e çajnë kokën kush ka banuar këtu, i cili nuk mund “të zhduket” nga historia “sa çel e mbyll sytë”, por janë të përplasur në të gjitha anët me luftën, në prirje të feve të ndryshme, që luftojnë në radhë të parë kundër njëra-tjetrës, me burra tanë të shpërndarë në të gjitha anët.

Nga luftërat e shumta mbi trojet tona, nga vdekjet më shumë se lindjet, nuk kemi pasur mundësi të ngrihem, si komb. Në këtë periudhë të luftërave kryesisht fetare nuk kemi pasur një “gjuhë të shkruar”, dhe, kur jemi detyruar që të shkruajmë, e kemi bërë në kuadër të atyre që kanë marrë fatin e popujve të okupuar dhe të shkatërruar në duart e tyre; u detyruam të shkruajmë gjuhët artificiale, si. p.sh. gjuhën latine, greke dhe sllave.

Në vijë të këtyre luftërave mbi tokat tona, që janë mbushur me gjak të pafajshëm iliro-shqiptar, me masakra të tmerrshme mbi familjet e perandorisë bizantine, kryesisht ilire, por edhe nga mbretëritë fqinje, të cilat ditën të shfrytëzojnë situatën, rastin dhe fenë, për të “plaçkitur” pjesëtarët e kombit të sakatuar ilir, të ndarë në pjesë.

Shperndaje ne

The Author

Brahim Avdyli

DISA SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN DHE VEPRAT Brahim Ibish Avdyli është i lindur më 5.9.1960, në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar. Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)... Katër klasat e para të shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i ka kryer në Morinë të Gjakovës dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të rënda. Pastaj i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje. Më 1979 është regjistruar si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet e pas diplomës dhe e ka mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010. Brahim Avdyli ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar e udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha financiare e politike... Deri më sot e kanë parë dritën e botimit këto vepra: -"Në hijen e Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983; -"Buka e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih, 1990; -"Kur zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992; -"Pasqyrë e përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994; -"Klithje nga fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997; -"Gjuha e dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999; -"Klithje nga fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000; -"Baraspesha e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003; -"Vragat e një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005; -"Lëvozhga e vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007; -"Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008; -"Zogu i këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009; -"Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011; -"Qielli i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012; -"Vetëvrasja e një poeti", dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë, 2013; -"Shtegtimi i lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014; -"Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015; “Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017. “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, vepër analitike e publicistike, Lena Grafik, Prishtinë 2019. Tani, pritet të botohet vepra “Die Verrückten Pferde”, me lektur nga zvicranja Laura Shämerli dhe redaktori Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag, Basel 2019... Janë të shumta veprat e ndryshme, të cilat janë botuara nga fushat e letërsisë, publicistika e antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, apo ato që e kanë brenda faqeve të veta, me punime apo me fotografi. Ato, nuk i numrojmë... Mjaft shkrime e vepra të pabotuara i janë marrë nga policia sekrete serbe apo nga policia shqiptare dhe janë zhdukur, pa gjurmë... Poezia e tij kryesisht është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht, rumanisht dhe pak më pak në anglisht. Brahim Ibish Avdyli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); dhe i disa organizatave të tjera. Këto poezi lirike janë nga libri më i ri i poezisë së tij lirike...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.