Nuk dimë t’i vlerësojmë figurat tona

ismail_qe_luigj_hasan_prishtina

xdggddg

Shkruan: Brilant Gashi

Historia jonë , kjo histori e shenjtë që nuk mund të fshihet nga faqja e dheut sepse është edhe një histori e zotit të madh i cili edhe ai flet shqip , sepse ashtu ka ndodhur , s’kemi se ç’të bëjmë .

Historia e popullit tonë ashtu edhe historia e madhe botërore ndahet në dy periudha : parahistorike dhe periudha historike .

Në periudhën parahistorike bëhet fjalë për kohën e Gadishullit Ilirik dhe kohën e madhe të ilirëve , që bënin ballë çdo sulm të armiqëve të mëdhenj e që ne nuk duhet t’i harrojmë kurrë , çfarë do që të ndodhë dhe sikur të ishte edhe ndodhia më e madhe , fisi ilir është edhe fis i shqiptarëve .

Dhe periudha historike . Kjo periudhë është historia e shenjtë dy mijë vjeçare e shqiptarëve dhe e popullit shqiptar , që kanë qenë trima .

Trima të pendës dhe të pushkës së madhe , e që ishin dy armë shumë të forta të popullit , njëra për fushë-betejë dhe tjetra për letër . Mirëpo nga dymijë më parë e deri më sot populli ynë ka ndryshuar tej mase dhe sigurisht , dihet se populli ynë ka pasur , vetëm luftëra por kishte ardhur edhe dita që të jetohej në paqe dhe pa luftëra siç ndodh me popuj të tjerë , që sot nuk e kanë ende pavarsinë e tyre .

Ky popull ka pasur heronjë , heronjë dhe vetëm heronjë dhe asgjë tjetër , por ky populli im , është duke i harruar të gjithë ata heronjë tanë , që kishin dhënë jetën e tyre për këtë atdhe dhe vatan , dhe nuk i’u dhimbsej ajo jetë që kishin , kur bëhej fjalë për atdhe dhe për ideal të pastër kombëtar .

Po harrohen dalë ngadalë edhe figurat tona të mëdha të pavarsisë dhe po zgjohen nga çasti në çast tradhëtarët e mëdhenj të popullit shqiptar , që dëshirojnë edhe më shumë ndoshta t’a varfnojnë vendin dhe të bëhet një kaos i madh tek shqiptarët .

Po harrohen heronjët e bashkimit kombëtar dhe të shqiptarëve dhe ne ende nuk po bëjmë asgjë , që t’i kthejmë në kujtesën e shqiptarëve të sotëm , ata njerëz të pushkës dhe të pendës së madhe .

Por më e keqja është se ne nuk po dijmë t’i vlerësojmë assesi këto figura të mëdha të Shqipërisë Etnike dhe të shqiptarëve . Përveç patriotëve shqiptar të sotëm , të tjerët i kanë harruar dhe nuk dinë t’i vlerësojnë ato figura të shndritshme të historisë shqiptare edhe pse janë “krenar” që janë shqiptar .

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. Bravo Brilant Gash djali!Vecse nuk eshte puna se nuk dime ti vleresojme figurat tona me te mira, por duke qene se gjaku na eshte ngaterruar shume, nuk duam t’i vleresojme ashtu sic e meritojne. Kjo eshte nje dhimbje shume e madhe kombetare. Nderim per kete brez qe nuk harron nga erdhem…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.