VËSHTRIM LIBRI Poema në vargje “AZEM GALICA SHPELLA (KOSOVA) URAGAN I SHEKUJVE” i autorit ABDYL KRASNIQI

libri_kopertinat_kosova

Avdi_ibrahimi

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Ribotim i tretë në “Toena” në vitin 2000, që ka për Redaktore, Xheva Kresniqi – Lladrovci, libri ka gjithsej 326 faqe.

Atdhetari, intelektuali dhe profesori Abdyl Krasniqi, u lind me 1 Maj 1939 në Drenoc të Malishevës. Mësimet e para i mori në Carrallukë e të mesmën në Normalën e Prizrenit. Studimet për histori-gjeografi i kreu në Gjakovë, ndërsa më 20 Dhjetor të vitit 2009 u përcoll për në banesën e fundit me nderime te larta u varros në varrezat e Drenocit nga qytetar të shumtë të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare, për t’i dhënë lamtumirën e fundit bacës Abdyl.

libri_hapja

Veprimtari i njohur i ç’ështjes kombëtare autori i poemës: “AZEM GALICA SHPELLA (KOSOVA) URAGAN I SHEKUJVE” tërë jetën ja kushtoi lirisë dhe bashkimit kombëtarë shqiptarë, ai dha një kontribut të çmuar bashkë me familjen e tij në të gjitha format për arritjen e synimeve madhore për bashkimin e atmëmëdheut SHQIPËRIKOSOVË. Për vite me radhë ai shpërndau rrezet e diturisë në Ujmirë, Malishevë e Drenoc, por klika titiste gjakatare me shqipfolësit mjeran ia hoqën ditarin nga dora dhe UDB-a jugosllave kishin lëshuar urdhërin për ta arrestuar patriotin zemërzjarrtin e lirisë kombëtare

abdyl_krasniqiAbdyl Krasniqin! Autori i poemës lirike te legjendarit Azem Bejtë Galicës, është njeriu i pare që zbuloi eshtart e heroit tone kombëtar, Azem Galica, njëkohësisht bacë Abdyli është edhe babai i heroines nga lufta e fundit çlirimtare, Xhevë Krasniqi – Lladrovci. Është pikërisht ky poet e patriot që më 22 Maj të vitit 1971, pasi kishte marrë informacionet e duhura nga daja i tij, Kadri Imer Berisha nga Gjurgjeviku i Madh, i cili kishte qenë bashkëluftëtarë i kryekomandantit të çetave kryengritëse Azem Galicës të viteve 1915 – 1924, ai më 25 korrik të vitit 1924 në malet midis Përçevës dhe Gllarevës me Nusen e Maleve Shote Glicën, Plakun e Çetës, Bekë Hysenin e kishin lëshuar me duart e tyre trupin e pajetë të legjendës sonë kombëtare në gurmazin e thellë të shpellës “Çuku që kërcet” heshti toka mëmë për 47 vjet me radhë duke e mbajtur të fshehur në 73 metra thellësi nga armiku birin e saj.

Poeti gjatë zbritjës në fundin e shpellës me ndihmen e shokëve të ekspeditës kishte gërmuar pë 9 orë deri sa i gjenë eshtrat e legjendës sonë kombëtare ai shprehët kështu: – Zbrita n’atë pike të legjendës dhe Erës së kreshnikëve, në errësirrën e thellë të shpellës, me dritën e pishës. Zbrita thellë në shpellë, pa dritë pa diell! Më 28 Maj të vitit 1971 bëhet rivarrimi i eshtrave të heroit Azem Galica nga një miting i madh popullor në vendlindjen e tij në Galicë.

prezantimi_librit

Paraqitja e librit

Autori në mitingun e madh popullor në fjalimin e tij shprehë: – Shpella edhe sot bubullon e dridhet, duke luajtur çdo gjë nga vendi, pasi toka dhe shpella, ruajnë amanetin. Edhe unë në shpellë jo pak u kacafyta fyt për fyt, sy më sy, ballë përballë mr gjarpërin, me çelsin me jetën, me vdekjen. Duke lexuar e rilexuar, poemën homerike të autorit, si në kohën e mitikës, atje thellë në shpellë, atje në varrin më të thellë që ka njohur bota, atje në mbretërin e Hadit, poeti ynë Abdyl Krasniqi, po e luste zotin e vdekjes, që t’ja kthente kryetrimin Drenicës së përgjakur në botën e të gjallëve se i duhej shqiptarisë! Kështu shpërthen vargu homerik: Dy “varre” dy trima që ka Kosova Që ka Shqipëria Nuk i ka as Evropa as Azia Njëri varr thellë në shpellë Kurse tjetri lartë në qiell Dëshmi gjoksi dëshmi Drenica Oso Kuka dhe Azem Galica

Përsëri një zë nga jehoi

Shpërthey terrin dhe shtoi Nga shpella bubulloi Pyeti e rënkoi Azem Bejtë Galica

A është Kosova

A është Drenica

E mbajnë kapicën e zezë

Apo janë me plisa

Autori i kësaj vepre me vlerë të lartë artistike është një zë i fuqishëm i ndërgjgjës në krijimtarin dhe veprimtarin e tij atdhetare nga fjalet kalon edhe në vepra konkrete për të mirën e popullit dhe atdheut janë shenjat që i japin kuptim gjithë jetës së tij, ai krejt natyrshëm merret me heronjtë e dhembjes së tij shpirtërore, sublimon frymën e situatave ekzistenciale në historin tone kombëtare që vazhdimisht përsëritet nga jeta e një brezi te tjetri brez, kështu Abdyli identifikohet me kombin e tij, me fatin, dramën dhe tragjikën që ka kaluar nëpër shekuj populli ynë. Kështu ai shpërthen në vargje: Veç për Ty Atdhe Për ju o djepa Për lirin e Kosovës Nuk kursehet jeta!

 

Veç për Ty Atdhe

Për ju o djepa

Për lirin e Kosovës

Nuk kursehet jeta!

Ju heronjtë e sakrificës

Në altarin e lirisë

Ju shtegtoni nëpër vite

Si kalorsit e lashtësisë

Hero vëlla Avni Rrustemi

Bir i denjë i Vlorës plakë

Derdhe plumba vrave turpin

E tradhtinë e mbyte në gjak

Si kalorësi legjendari

Që shtegton nëpër vite

Dridhet serbi dhe tradhtari

Azem Bejten prite prite

Amanet thotë Azemi

Amanet vëllezër e shokë

Shqipërinë të ma ruani

Të gjithë bashkë të gjithë tok

Amanet ju bjeshkë e male

Amanet o Drini gjak

Këmbë serbi mos t’u shkeli

Serbi plumbin e ka hak

Amanet shokë e vëllezër

Amanet o luftëtarë

Armet pranë të m’i lini

Që ta ndezi shpellën zjarrë

Sepse: zjarr vullkani

Më përcëllon në gji

Shpërthej si tufani

Rrufe për liri

Pra me një dorë: pushkën

bëhem Epos

Një tjetrën kazmën

mbaj Kosovë

dhe Shqipëri: kolos Janë

një zemër jo s’i ndaj

 

Autori nga shpirti dhe zjarri që e përvlon në gji, na kthenë kujtesën historike të heronjeve e heroinave tona kombëtare na bëhet ndërmjetës i mësimeve të mëdha historike nga shpellë varri i Azem Galicës, duke e ringjallur kryetrimin e kryngritjeve shqiptare të viteve 1915 – 1924 kur atdheu ndodhët në rrezik, kur është i robëruar e i coptuar, duhet të ketë vetëm një qëllim të luftoj për liri dhe bashkimin e trojeve shqiptare.

autori_01Nëse armiqtë tanë nuk arrijnë të na shkaktojnë harrimin e heronjeve e heroinave tona kombëtare atdheu është i pandarë e nuk ka vdekje. Poeti atdhetar që nuk u lodhë kurrë, ishe i vetëdieshëm se rruga e lirisë është e mundimshme e aspak e lehtë, por Abdyl Krasniqi nuk pyeti për vështirësitë, për mundimet, ai eci drejtë bërjës së lirisë.

Poeziae tij është me motive frymëzuese atdhetare, është komunikative që lexohet me një frymë nga lexuesi, ka qartësin e shprehejes, që u rreket disa temave nga e kaluara jonë historike e sociale dhe nga aktualiteti jone politik, që kanë domëthënie të lartë artistike pothuaja se të gjitha vargjet e kësaj poeme ku lirika dhe frymëzimi janë kundër së keqës, kundër së ligës, e të orienton nga e bukura, nga e mira, nga jeta e dinjitetëshme dhe progresiste, fjala e shkruar nga autori të jepë force, të jepë energji të brendshme shpirtërore, ngase fjala dhe ideja janë të shkrira në bazën e një fundamenti kuptimor, ku kjo poem pothuaja se Homerike e Virgjilliane do t’i qëndroj bukur gjatë kohërave e do të jetë një vepër arti që në çdo kohë do ta ketë lexuesin e vetë.

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

1 Comment

Add a Comment
  1. Avdi, të lumtë që na e ke sjellë në kujtesë! Abdyl Krasniqin e kam njohur ashtu si e ke dhënë në shkrim!Kujtimi për mësuesin, poetin, dhe patriotin, Abdyl Krasniqin, është i përjetshëm. Historia atë do ta njeh përherë si hero të popullit shqiptar!Abdyli ishte, shqiptar e bir shqiptari! Lavdi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.