Nderim e respekt- Në 60 vjetorin e lindjes dhe 21 vjetorin e rënies heroike të heroit kombëtar Besim Ndrecaj.

besim_ndrecaj01_01Foto: Suharekë më 25 prill 2016 pranë shtatorës së heroit tone kombëtar shqiptar

Besim Ndrecaj.

Nderim e respekt të pafund. Në 60 vjetorin e lindjes dhe 21 vjetorin e rënies heroike të heroit Besim Nderecaj.

Liria do të thoshte Besimi!

Është dhurata më e çmuar mbarënjerëzore, që i përket pambarimisht cilitdo njeri! Unë lirinë dita dhe arrita ta marr nga armiku i Atdheut tim, ta ruaj si sytë e ballit nga gjitha pretendimet për kohën e ardhme, që sot e gjer në natën e varrit ajo do të jetë edhe shorti im njëkohësisht dhe shpërblimi im për ta larë borxhin ndaj Atdheut Shqiptar!

Unë kapërceva vdekjen? Kështu zotërova nderin e Atdheut! Kush parashikon jo arsyeshëm dhe me frikë rrjedhojat e çlirimit të Atdheut, nuk mund ta krijon madhështorën. Unë nuk u hamenda për asnjë çast, dhe nuk u bëra pytjen shokëve të mi bashkë luftëtarë të lirisë, se a duhet ti bie plumb armikut shkja!

Kur mu dha rasti Unë me vetëdije të lartë luftova kundër okupatorit jugosllavo-serb, dhe zbraza plumbat në trupat armikut të shqiptarëve. Mos akuzoni, dhe mos e fajsoni askënd për veprimet që bëra me 3 maj të 1995 ajo ditë qe ditë dasme për mua, atë ditë përmbusha misionin e jetës time, për çka kisha jetuar 39 vitet.

Me çmimin e jetës time Unë fitova nderin dhe lavdin! Kjo filozofi heroike në rrugën e historisë, na bënë të kujtojmë apologji të panumërta te heronjëve shqiptar. E në këtë rast, Besimi e flijoi jetën për çështjen e madhe kombëtare, ishte një sakrific madheshtore, që e bëri hero.

LAVDI!

Avdiu01shqi

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.