KUSH TA TRAZOI FOLENË?
Moi shqiponjë kah e ke hedhë vështrimin
mos vallë po e kërkon shpëtimin?
Kush ta trazoi ty folenë
kush ta plagosi ty Mëmëdhenë?
Kush pranverën ta bëri dimën
kush nuk po ta lenë të ngrohtë stinën,
kush po të sjellë korba vërdallë
e po dojnë me të mbytë të gjallë?
Hapi krahët shqiponja jonë
hapi krahët e tregojau kthetrat,
nuk të trembin ty kurrë korbat
jo qe besa as bajonetat.
Të bekoi ty Perendia
simbol të shenjtë t’ka shqiptaria,
fluturo shqipe pa pikë frike
gjithë andej Shqipërisë etnike!
Sërish do të vjen pranvera
do të ndërtoshë fole të reja,
nga Molla e kuqe te Çamëria
krahë hapur t’pret shqiptaria!
©Maki M Canolli