SHIKIMI YT
(Komandantit Abedin Rexha-SANDUKANI)
I zjarrti shikim, o trim
Nga Yti portret
Ndjenjat e mia ndez
Dhe vargjet flakërojnë
Kur të përshëndes
I hap krah’t e fluturoj
Kur ti mua m’ flet:
-Ma ruaj Atdheun
Kudo cep më cep
Për të çdo gjë jep
Me vargjet më t’ mira t’ këngës
T’ simes poezi
Ti je melodi e ëmbël
Mburrje, krenari
Me lulet më t’ mira t’ kopshtit
T’ kam thurë një kurorë
Ditëve t’bukura të qershorit
I k’puta me dorë
N’lapidarin tënd t’i vëj,
O vëlla dëshmor
Mora ngjyra nga ylberi
Dritë nga vetëtima
Erdha n’përqafimin tënd
I tëri u shkrina
Ti na e solle këtë Liri
Jetë e mot LAVDI
Komandant Abedin Rexha
Lavdi t’qoftë, o burrë
Ballin Atdheut ia dritësove
Dhe Shqipes n’Flamur
SANDUKAN, o trim
T’kujton kombi im