Kolec Traboini: URREJTJE PATOLOGJIKE E AKADEMIKËVE MEMURË NDAJ GEGNISHTES – Bashkimi i Shqiperise

Kolec Traboini: URREJTJE PATOLOGJIKE E AKADEMIKËVE MEMURË NDAJ GEGNISHTES

Nga Kolec  Traboini

Nuk kam asgjë apriori pro a kundër Standartit, nuk ndjehem përjashtues por përbashkues, madje unë shkodran përdor trajta toskërishte që më ndihmojnë në krijimtari, se të gjitha gjuhët e dialektet janë të bukura.

Por atij Standarti i mungon lëngu i jetës, ai lëng që frutave u jep aromë, e në ketë rast për të cilin flasim është Gegnishtja lëngu i jetës. Shtërpëzimi i gjuhës është një krim kundër kombit prandaj na duhet e gjithë pasuria gjuhësore e rrafshit kombëtar, jetëdhënese kjo për kulturën e gjuhës që është themeli jo vetëm i letërsisë por edhe i çdo gjëje të bukur e të mirë të krijuar në këtë vend. Gjuha mban mbi shpatulla kombin.

Problemi më i madh gjuhësor në rrafshin e sotëm kombëtar qëndron tek alergjia që kanë disa gjuhëtarë të ashtuquajtur akademikë ndaj çdo gjëje që quhet Gegnishte. Janë sëmurë psiqikisht prej kësaj urrejtje. Kanë futur në Fjalorët e miratur akademikë ( botimet to ena to dhio to tria) me mijëra fjalë të huaja turqisht e sërbisht a më gjërë dhe tregohen agresivë të pandreqëshëm (lloshizmi – e kam quajtur ) ndaj formave dialektale të trungut kombëtar. Kjo është një debilëri e zyrtarizuar për të cilat paguhen me miliona nga taksimet e përbindshme që bën shteti në një vend shumë të varfër e në mjerim si ne (20%).

Kur pensionet në Shqipëri janë sa dieta ushqimore mujore e një qeni (dëgjoje ti Alfret Peza, milioneri i kazanit që llomotit përnatë në TV duke i lëpirë b… qeverisë). Është katandisur fjalori GJLSH pra, si gjeldeti i rjepur në prag të vitit të ri, i eksportuar ky nga turko-serbia.

Fjala e parë e Iliadës ështe MENI, e të parës vepër letrare në botë, dhe e gjen vetëm në gjuhën shqipe e këta gjuhtarët e Enver Hoxhës, vetëm se është Gegnishte, e kanë zhduk nga fjalori duke vënë vetëm fjalën MËRI, çfarë të huajt e konsiderojnë fjalë tjetër sepse ndryshimi i një gërme i ndryshon kuptimin çdo fjalë. Këta akademikë janë një bandë me ndërgjegje të kalbur që një qeverisje me mend në kokë do ti hidhte në kosh të plehrave e jo ti ushqente si vemje vegjetuese.

Dhe pse flenë gjumë edhe Akademiket e Kosovës; edhe kjo është një fenomen i çuditshem vegjetativ që ka kapluar rrafshin tonë kombëtar në të cilin kudo paraqitemi në bjerrje.

Shperndaje ne
Updated: 21 Maj, 2018 — 06:29

The Author

Kolec Traboini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons