T’bëjmë punën e mbarë për veten tonë

lapsi_me_ngjyre

Avdi_ibrahimi

 Shkruan: Avdi Ibrahimi

Kisha kohë që nuk isha takuar me shokun, Premtonin nga Drenica… shokun e ilegalës e të luftës çlirimtare…ishim ulur në qoshën e restoranit në qendër të qytetit të Prizrenit.

Nxora librin tim të fundit doja të ja dhuroja shokut, njëkohësisht nxora lapsin dhe fillova të shkruaja në fletën e bardhë, nën kopërtinën e librit, në shenjë respekti e nderimi që kisha për të.

Ish-profesoresha ime e filozofisë tashmë në moshën e pleqërisë, na shikoi me habi, teksa na përshëndeti, e mua më vajti mendja, mos ajo mendonte se unë po i shkruaj letër proteste qeverisë?

Një tregtar që e njiha na përshëndeti, mbase edhe atij mund t’i ketë shkuar mendja se po bëja bilancin e të hyrave dhe të dalurave financiare?

Poashtu një nëpunës komunal gjithashtu na përshëndeti, mbase edhe atij mund t’i ketë shkuar mendja se po llogarisja borxhet… E shihni po i thoja shokut.

Sejcili nga njerëzit interpretojne me mendjet e tyre lëvizjet, gjestet dhe veprimet tona sipas mënyrës së tyre, ata japin vlersimin për ne sipas perspektivave që kanë ata.

Për këtë supozim timin paksa satirik, mu drejtua shoku: – Dëgjo shoku im i shtrenjtë, ne të sprovuarit në jetë, ne të dëshmuarit për atdhe që rrokëm armët pë liri e të drejta kombëtare, ta bëjmë të duhurën, ne ende nuk po mundemi ta pastrojme atdheun nga mbeturinat e së kaluarës titiste e neotitiste që po na zënë frymën, ne shoku duhet të jemi shumë të vëmendshëm e të kujdesshëm për fatin e atdheut që sërish nga kjo klasë sunduese politike, është në rrezik të madhë, t’u hapim sytë gjithë atyre njerëzve që kontribuan në mënyra të ndryshme në të mire të atdheut, e tu themi hapur, ju vëllezër e motra nuk duhet të jeni skllevër e t’imbështetni ata njerëz që janë të dëmshëm për intersat e popullit e atdheut edhe nëse pavetëdijëshëm i duani këta njerëz të kqinjë e të ligë vetemse janë lider partiak të tyre, ata duhet t’i vlerësojnë drejtë njerëzit që veprojnë e punojnë për të mirën e popullit e atdheut, njeriu nganjëherë mund të urrej dike pavetëdijeshëm, ndërsa ai është shumë i dobishëm për ne për popullin e atdheun.

Andaj, të mësohemi të mos i bëjmë askujt padrejtësi, të mos e marrim nëpër gojë njëri-tjetrin, të mos u imponohemi njerëzve në mendimet e tyre të drejta, ta bëjmë vazhdimisht atë të mirën për kombin e atdheun dhe për vetën tonë, ta bëjmë atë të duhurën, atë të mbarën, duke i lënë të tjerët që janë mësuar të mashtrojnë, të shpifin, të rrejnë për interest e tyre personale, të thonë çafrë të duan, se ate punë kanë profesion të tyre, sepse askush që nuk është në një mendje të mykur me ta, nuk do t’u shpëton fjalëve të tyre ofenduese, po edhe nëse je dijamant për nga pastërtia njerëzore e kombëtare.

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.