SHQIPËRIA GJATË LUFTRAVE BALLAKNIKE

1074485_581092305272954_1826392176_o

Nga – Lulëzim Cuka

Ndonëse shtrihej jashtë dy teatrove kryesore të luftës, beteja për Shqipërinë gjatë Luftës së Parë Ballkanike hodhi dritë mbi rrjetën e ngatërruar të marrëdhënieve ndërmjet fuqive të mëdha, shtetëve të sapoformuar, zhvillimit kuturorë të vetëdijës kombëtare, e madje, ambicieve personale. Ajo dëshmoi se tmerrësisht i vështirë do të ishte kalimi nga një perandori shumëkombëshe arkaike tejet të ndërlikuar të trashgimisë demografike e sociale osmane. Lufta Ballkanike ishtë një rrëzim përfundimtarë i prezencës së Perandorisë Osmane në Evropë.

Rrethanat politiko-shoqërore në të cilat ndodhej Shqipëria në vitin 1912-1913, ishin produkt i politikës së Fuqive të Mëdha evropiane dhe i qarqeve raksionare të shteteve të Ballkanit. Lakmitë e synimet aneksore të fqinjëve të Shqipërisë ishin të piketuara shumë kohë më parë në marveshje e traktate të fshehta të qeverive të shteteve monarkistëve të Ballkanit. Këto plane aksioniste fshihnin në të vërtetë interesat politike e ushtarake të njërit apo të tjetrit shtet. Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, që u mbajt në Londër më 17 dhjetorë 1912, nënshkroi kushtet e paqes midis akteve të Ballkanit (Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, Greqia ), dhe Turqisë, pa lëne menjëanë interesat e tyre në këtë rajon. Vënia e këtyre interesave në plan të parë solli lindjen e mjaft divergjencave të reja në Ballkan, për shumë çështje e probleme, që nuk mund të zgjidheshin vetëm me vullnetin e dëshirën e mirë të interesave,por edhe nëpërmjet armëve.

Kërkesat e Serbisë që të kishte dalje në detin Adriatik, prekte interesat e Austro-Hungarise, e cila në mbështetjen e Gjermanisë, përqëndroi forcat ushtarake në kufi me Serbinë. Në një situatë të tillë të acaruar, Serbët u detyruan të hiqnin dorë nga kërkesat e tyre. Nga ana tjetër malazezët vazhdonin të mbanin të rrethuar Shkodrën e krahinat përreth duke shkaktuar çdo ditë e më shumë të vrarë e të plagosur nga bombardimet e parreshtura të altilerisë. Katër muaj betejë e ashpër midis trupave malazezo-serbe nga njëra anë, e shqiptaro-turke nga ana tjetër, për ta përcaktuar se kujt do t’i mbetej Shkodra. Një betëjë me shumë të vrarë e me lagje të shkatërruar, por që përcaktuan se kujt do ti mbetej Shkodra. Lufta e Shkodrës ishte një nga ngjarjet më të bujshme të historisë Shqiptare të shekullit XX-të. Mbrojtja e Shkodrtës dhe jehona e saj.

Qëndresa e Hasan Riza Pashës, dhe vrasja e tij. Marrveshja me malazezët dhe vendimi i Londrës. Ndihmësi i gjeneralit Hasan Riza Pashës, trokiti në derë eprorit të tijë pa u zbardhur ende mëngjesi i datës 8 tetorë 1912. Komandanti, (dhe njëkohësisht valiu i qytetit), ishte ende i përgjumur kur dëgjoi lajmin që e priste prej kohësh: Mali i Zi i shpalli luftë Turqisë, dhe trupat e tij sapo kaluan kufirin mes dy shtetëve. Pashai nuk kishte nevojë për shumë shpjegime. Dy orë më pas, ai u njoftua se trupat malazeze, ashtu siç pritej, qenë drejtuar për në Shkodër.

Komanda turke e dinte prej kohësh se në rrëmujën e Luftës Ballkanike, trupat e principatës së vogël në veri të Shqipërisë kishin vetëm një mision: të nënshtronin qytetin e lashtë Shqiptarë. Studiuesi Hamdi Bushati në veprën e tij “Shkodra dhe motet”, shkruan: “Hasan Riza Pasha me zotësinë e tij në mbrojtjen e Shkodrës fitoi një vend nderi në historinë ushtarake botërore… me zotësinë e tij prej strategu ka fituar një famë botërore. Harta ushtarake e mbrojtjes së Shkodrës, punu në bazë të planëve të tij, ndodhet e ekspozuar në reliev në muzeun ushtarak, në Zvicër.”

Hasan Riza Pasha ishte nga njerëzit e parë të rangut të tij që e kuptoi se fitorja e ballkanasve ishte në rrezik për Shqipërinë dhe bëri çmos që të mos ndodhte. Mehdi Frashëri shkruan: “Ndodhja e popullit shqiptarë në Ballkan, për politikën imperialiste të Rusisë, formonte një pengesë të madhe ”. Pra zhdukja e popullit shqiptarë, për Rusinë, ishte e nevojshme; dhe për këtë shkak merret vesh vetiu që zgjerimi i sllavëve ishte vdekja e Shqipërisë.

Shqiptarët me Moskovin asgjë si bashkonte,” – përfundoi ai. Në vitin 1912 filloi Lufta Ballkanike dhe kështu bullgarët, serbët, malazezët,grekët sulmuan territore që I përkisnin Shtetit Osman. Deputeti shqiptarë në parlamentin turk, Ismail Qemali erdhi nga Stambolli në Durrës, ku shpalli Pavarsinë e Shqipërisë.

U krijua një qeveri dhe një Parlament i përkohshëm. Ai ia komunikoi këtë lajm fuqive të mëdha. Me 17 dhjetor 1912, u arrit pavarsia zyrtare e vendit, ndërsa pavarsia de fakto erdhi me 29 korrik 1913 si rezultat i Marrveshjes së Londrës që u arrit pas luftës ballkanike dhe ku Ismail Qemali dërgoi një delegacion që përfaqesonte shqiptarët.

Shperndaje ne

The Author

Lulëzim CUKA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.