Pays de l’Albanais ose l`Albanais ose Shqiptari

Shtrija_romilly

Lundrimi nëpër gjeografi të Europës është më se i nevojshëm sepse mund të «  qendra shqiptare » për të cilat vet banorët e atyre anëve nuk dinë të japin shpjegim. Edhe nëse  e shfleton literaturën përkatëse nuk e gjënë përgjigjen e duhur.

Ashtu rastisi që të takohemi virtualisht me një regjion të vogël në Francë që për qudi e mban emrin Shqiptari ( l`Albanais ) e qendra më e madhe qenka Rumelia (Rumilly )
Rumilly0101Kantonet_romellys_alba
Shqiptari (L’Albanais, ou pays de l’Albanais ( vendi shqiptari ) është një  regjon i vogël i krahines Savoie ( Francë) në mes të Liqenit Burzhe (Bourget ) dhe Liqenit tjetër lac d’Annecy. « Kryeqyteti «  i Shqiptarit (L’Albanais ) është Rumilly .

Në Janarin e vitit 867 , mbreti Lothaire II de Lotharingie ia dhuron gruas së tij , mbretereshës Thiedberge shumë komuna të Albanais-it : « Ariacum » (Héry-sur-Alby), « Belmontem » (Balmont) et « Virilgum » (hameau de Vergloz).

Në vitin 879 , mbreti Boson V de Provence ia falë këto Abatisë së Tournusit këto dhe shumë tjera të regjionit l` Alabanais ( shqiptari )

Po, nga erdhi ky emër Shqiptari, nuk gjeta askund, përveç disa shpjegimeve  toponimike që u gjendkan në Albinnenses e vjetër (shek. i 8-të )  qe e shënonte një nën ndarje të krahinës së Savoie-s, e më vonë si territor i përkufizuar si pago Albanense (1016-18) . Më vonë thuhet se emri e merr një formë jo latine si ArbanesioAlbanesio,AlbaneisAlbanois , gjatë shekullit 14-të. prap kalon në emri në latinisht Albanesium, Rumiliacum in Albanesio (1319).

Spjegimet e ndryshme japin forma të prejardhjes kelte , Albios , Albens nga, si thonë që edhe Alpet e kanë këtë origjinë.

rumilly_kalaja_vjeter

Ndoshta në muzetë :  “Musée de l’Albanais në Rumilly “ apo “Musée d’histoire naturelle de Gruffy “mund të gjendet ndonjë shënim më shumë për prejardhjen e emrit Albanais.

Homonimia e emrit Albanais shpjegohet nga vetë francezët

– un Albanais, un habitant de l’Albanie  ( shqiptar , banorë i Shqipërisë )
-peuple albanais, vivant essentiellement en Albanie, au Monténégro, au Kosovo, et dans la république de Macédoine  ( populli shqiptar qe jeton në Shqiperi, Mal të Zi , Kosovë dhe Maqedoni)
– l’albanais, une langue parlée entre autres en Albanie ( gjuha shqipe qe flitet nder tjerash edhe në Shqipëri )
– un habitant de la commune de Saint-Alban dans les Côtes-d’Armor ( banor i komunes Shëen Alabni në Bregdetin Azur

Bibliografia ( për të cilën e falenderoj mikun Qaz Rudi ):

-« Le guide de l’Albanais », collection des Guides du patrimoine naturel de la région Rhône-Alpes, no 25, édité par le Conservatoire régional des espaces naturels. 48 pages, 6 €, à l’Office du tourisme de l’Albanais.

-Henri Voiron, « L’Albanais au cours des siècles », décembre 1996, revue trimestrielle L’Histoire en Savoie, no 124, éditée par la Société savoisienne d’histoire et d’archéologie, Chambéry, ISSN 0046-7510. 48 pages.

-Louis Buttin, « Histoire de Rumilly, capitale de l’Albanais », 1975, monographie rééditée en 1989 par les Amis du vieux Rumilly. 96 pages.

-« Bulletin annuel des Amis du Vieux Rumilly et de l’Albanais », no 25, 2007.

Fahri Xharra,29.05.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.