Lutfi Coka: Fjalë të mencura nga thesari ynë popullorë.

Mencuria jonë popullore

Budallai ka fat vetëm në përralla!… (dhe në Shqipëri)
1. . Budallai kokën si njeri e ka, por kur flet, e merr vesh se ç’mall është.
2. . Budallain mos e pyet se tregon vet kush është
3. . Buka në bark, forca në shtat
4. . Buka nuk vjen nga qielli
5. . Buka po u thye s’ ngjitet me një të pështyrë.
6. . Buka s’ka turp
7. . Buka të mban fytyrën, yndyra të shkëlqen fytyrën
8. . Bukë e kripë e zemër
9. . Bukë e qepë dhe shëndet
10. Bukuria dhe mençuria nuk shkojnë bashkë
1. Bukuria dhe pasuria s’janë përgjithmonë
2. Bukuria e gruas duket në mëngjes
10. . Bukuria një ditë, veprat një jetë
11. . Bukuria të habit, bukuria të korit
12. . Burgu e ka derën e madhe për të hyr, por të vogël për të dalë
13. Burgu është varr për së gjalli
14. Burgu për burra është
15. . Burrat besojnë se bota është e krijuar vetëm për ta
16. . Burrë i mirë në sofër të huaj mos u bën
17. . Burri është çadra e gruas.
18. Burri është koka, kurse gruaja është qafa.
19. . Burri lidhet për fjalët, kau për briri
20. . Burri me dy gra, këmishën pa la
21. . Burri në shtëpi, si kërcu i zi
22. . Burri një herë ka lindur, një here edhe do të vdesë
23. . Burri për gruan është si çatia për shtëpinë
24. Burri s’matet me pëllëmbë por me zemër
25. Burri të mbyt ose ta fal, i ligu as të mbyt as të fal
26. Butësia mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë
27. Buza me gaz shëndeti pa masë
28. Bylbyli njihet në këngë, njeriu në punë
29. Ç’ ke bërë do të ta bëjnë.
30. Ç ‘të mbjellësh do të korrësh
31. . Ç’është një ditë, s’është përditë
32. Ç’ke në shtëpi, tregon fëmija, ç’ke në shpirt tregon rakia
33. Ca nga ca viçi bëhet ka
34. Çdo e përpjetë ka një tatëpjetë
35. Çdo fillim ka edhe mbarim
36. Çdo gjë në vend të vet,çdo punë në kohë të vet
37. Çdo hap drejt kulturës, është hap drejt lirisë.
38. . Çdo mësim e ke fitim
39. Çdo pësim është mësim
40. . Çfarë gatuan atë do të hash
41. Ç’ha goja, tregon boja
42. Cjapi me brirë i prin kopesë
43. . Çka bën babai, e paguan i biri
. Çka bën i keqi, s’bën as dreqi
44. Çka mos të duash për vete, mos ia bën vëllait
45. Çka ndjen zemra, atje t shkon mendja
46. Çka s’ngop syrin, s’ngop as barkun
47. Çka ta bën goja s’ta bën armiku
48. . Çka të bëhet në gjitoni, prite edhe në shtëpi
49. . Çka të hedhesh në det, e gjen në krip
50. Ç’kanë bërë të parët, i paguajnë të pasmit
51. Ç’mund të bëjë një kalë me një karrocë të shkatërruar?
52. . Çon një kashtë e të dalin gjashtë
53. . Çorba e lirë t’i djeg buzët
54. Dardha bie nën dardhe.
55. Dardha e ka bishtin mbrapa.
56. Dashuri e pastër është ajo që nuk përgjigjet.
57. Dashuria asnjëherë nuk lind në shpirtin e prishur
58. . Dashuria bën të kalojë kohën, koha bën të kalojë dashurinë.
59. Dashuria e kotë është dënim nga dënimet më të mëdha.
60. . Dashuria e ngre personin prej një vetëdije të ngushtë dhe e bën motër me të gjitha vuajtjet e njerëzimit.
61. . Dashuria e parë ecën si gaforrja.
62. . Dashuria e rreme, është më e keqe se urrejtja.
63. Dashuria e sundon mbretërinë e saj pa shpate!.
64. Dashuria e tepërt del hidhërim.
65. . Dashuria e vërtetë është dhurate fatale, pa parashikime dhe pa limite.
66. Dashuria e zjarrtë është si fantazmat, të gjithë flasin për të, ‘e askush se ka parë.
67. Dashuria është balsam që vendoset në plagën e jetës.
68. Dashuria është e amshuar derisa zgjat.
69. . Dashuria është i vetmi pasion qe nuk duron as të kaluarën as të ardhmen.
70. . Dashuria është ngacmim i shoqëruar me idenë e një të jashtme.
71. Dashuria është një e mençur ndër të çmendurit, një helm që të shëron një ëmbëlsirë që të helmon.
72. . Dashuria është si fati, nuk i pëlqen që ta ndjekësh.
73. . Dashuria është ujëvrë e pashtershme me emrin Femër.
74. Dashuria ka dy përcjellës: të mirën dhe zhdërvjelltësinë.
75. Dashuria kërkohet si ajri, si zjarri, si shpëtimi…
76. Dashuria lind te zemra e njeriut njëlloj si lind lulja në balte, por s’i merr as ere e as ngjyrë, se s’ka. Në fund edhe ajo vyshket si lulja.
77. . Dashuria në sy lind, në sy jeton në sy vdes.
78. . Dashuria ofrohet si buka, si uji, si liria…
79. Dashuria për rininë, si qumësht për fëmijën.
80. . Dashuria platonike është vullkan pa erupsion.
81. . Dashuria që u shua nuk ishte dashuri.
82. Dashuria s’ka peshë,përveç kësaj:Te duash edhe më shumë.
83. Dashuria, kolla dhe e kruajtura kurrë nuk mund të fshihen.
84. Dashuria? Në fillim fjalë të mëdha, pastaj fjalë të pakta e në fund fjale të shumta.
85. Dashurinë e pastër si loti, mos ia fal çdo idioti.
86. Dashuro të tjerët nëse do të të dashurojnë.
87. . Dëgjo shtatë a tetë dhe përsëri bëj si di vetë.
88. . Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thotë është i pa bërë.
89. Di të vjedhë ai që di të fshehë.
90. Dielli duket që në sabah (mëngjes).
91. Dielli është jorgani i të varfrit.
92. . Dy herë njeriu është fëmijë: herën e parë kur lind dhe herën e dyte kur plaket.
93. . Dy të rrahura të bëjnë dem, por jo dy të ngrëna.
94. . E bën mizën buall, qimen tra
95. . E dhëna e tjetrit është si e krojtura e dhëmbit.
96. E di luga çka ka vorba
97. E do shiun, por në arën e vet
98. . E drejta ka rrugën e gjatë, por vjen
99. . E dua nipin se do te më marrë hakun me tim bir
100. . E hedh gurin dhe e fsheh dorën
101. . E keqja bëhet shpejt, e mira vjen ngadalë.
102. . E keqja s’ka fund
103. . E keqja vjen me këmbët e kalit dhe ikën me këmbët e breshkës
104. E keqja vjen shpesh nga ata që janë shumë të uritur ose shumë të ngopur
105. E lehtë është barra në kurriz të tjetrit
106. . E liga vjen nga s’e pandeh
107. . E lirë është kripa në Durrës, po e ngre qiraja e udhës
108. E mira duhet kërkuar, e keqja vjen pa kërkuar
109. . E mira e ka të mirën, e keqja e ka të keqen
110. . E mira të lartëson, e keqja të turpëron
111. . E ngrëna e ligë të sjell sëmundje, dhe sëmundja të sjell vdekjen
112. E shara është arma e të dobëtit.
113. E sotmja e qesh të djeshmen
114. E thëna dhe e bëra janë shume larg
115. . E treta ? e vërteta
116. . E vërteta e vërtete, por në kohë e vend të vet
117. E vërteta s’i pëlqen gjithkujt
118. . Ec e bridh ngado, por shtëpinë mos e harro
119. Edhe ai që u martua edhe ai qe s’u martua, të dy pishman u bënë
120. Edhe atij që di më shumë nga të gjithë, i duhet të mësojë
121. . Edhe bari i njome digjet me të thatin.
122. . Edhe durimi ka një kufi
123. . Edhe kau ka gjuhë të madhe, por s’flet dot
124. . Edhe macen kur ta ngacmosh, te grithe
125. Edhe pula qorre, bën ndonjë kokërr vezë
126. Edhe shakaja e ka kohën dhe vendin e vet
127. . Edhe sytë të t’i nxjerr evlati, prapë e do
128. Edhe të jesh i bardhe si bora, nuk i shpëton gojës së keqe
129. . Eja, baba, të të tregoj arat
130. . Emri i mirë fitohet me shumë punë të mira dhe humbet me një të ligë
131. Është e dyshimtë ndershmëria e atij që thotë se s’ka njeri të ndershëm në botë
132. Është kënaqësi e madhe të dashurosh, edhe pse nuk ndihesh i dashuruar.
133. Është zotësi e madhe të dish si duhen trajtuar të mundurit.
134. Faji është jetim.
135. Fati ndihmon të guximshmit.
136. Fatkeqësia më e madhe është humbja e shpresës.
137. . Fëmija punëtor mallin e vë vetë, fëmija dembel humb edhe mallin e babait.
138. Fëmijë shumë – grushte shumë.
139. . Fjala e djalit – pushka ballit.
140. . Fjala është si bleta që ka edhe mjaltin edhe thumbin.
141. . Fjalën, sa e ke në gojë, e ke robin tënd, kur të del nga goja, bëhesh rob i saj.
142. Fjalët janë gra, veprat burra.
143. . Flokë gjatë mendje shkurtër.

Autor: Lutfi Coka

Shperndaje ne
Updated: 6 Shkurt, 2022 — 05:24

The Author

Coka Lutfi

Mesues matematike me UShTPunon si mesues mstemstike ne shkollat e mesme. Shkollen e mesme Pedagogjike Shkoder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.