Letërsi Kombëtare: Lutfi Coka – Motive për jetën

Lutfi Coka:”Motive për kohën”
Shqiptarët janë si macet në thes.
Po ti mbyllësh ca mace në një thes …
Nuk shqyejnë thesin për të dalë jashtë
Po zihen ndër vete
Duke ngrënë njeri tjetrin….

Djemt e shqipërisë
Tani si zogjtë e qyqes,
Nepër botë sillen
Si lypës!…

Kush nuk ka besim
Tjetrin njëllos,
Kush nuk ka moral
Tjetrin përdhos!..

Njeriu ushqehet
Me ushqime plot,
Bisha ushqehet
Me turi ç’ka rrok!.

Njeriu vlerësohet
Nga mendja në kokë,
Ai gjithëmonë ka afër
Atë që e kupton.

Zemra është
Si pompë gjaku,
Po ke kujdes
Nga infrakti.!

Emisarët shetisin
Botën.
Spekulojnë me gojë
Sa ndyjnë edhe tokën.

Struktura shtet banal,
Kur gomari bëhet mbret,
Me ushqimin vital
ç’na gjeti ne të shkretë.

Thika ther vendimin,
Ther artin edhe fjalën.
Por..mos harro ,
Ther djalin e vajzën!?.

Në Demokraci
Në letër Liria,
Degjenerim i njeriut
Shkatërrohet rinia.

Lufta për pushtet
Tmerrësish zhvillohet,
Barkmedhenjtë flagrant
Kudo zgjerohen.

Asgjë mos vendos
Mirë pa e sqaruar,
Ndryshe s’je i meçur
Ke për të gabuar.

Unë jam i mençur,
Jam i shkathtë,
Jam trim
Jam shumë i aftë,,,

Trim e i mençur është Ai:
Kur mëson ,Kur punon,
Atdhe ,komb e baba
Me zemër e nderon.

Lufta mes territ e dritës
Eshtë fundi i jetës.
Prandaj bijtë e nënës
Largoni terrin e natës.

Pse duhet detyra?!
Pse duhet puna?!
Një herë t’ju shfrytëzojnë
Pastaj vjen dhuna!…..

Syri në dritë,
Koka në terr,
Me elektroshop
Për ide të bën terr.

Betimet e bëra
Nuk shuhen,
Në zemrat e heronjëve
Jetojnë e nuk shuhen…..

Njeriu ka të drejtë
Për çdo gjë të dyshojë,
Pa të vërteta ,pa fakte
Asnjë të mos e dënojë.

Burgu i syrit—Mungesë e drites.
Terri i syrit—Varri apo burgu.
Mungesa e dritës—terr i syrit,
Tirania është tmerr i shpirtit.

Drita e diellit të bën
Të shohësh rrugën.
Të hapësh hapin
Pa liri të ndalet vrapi..

Fuqia e njeriut është
Në atë që beson,
Për liri të Kombit,
Kosideratë të krijon.

Vlera e njeriut
Në atë që krijon,
Ndërgjegje e plot
Për Atdhe krijon.

Gjarpërin e dhelprën
E sjell shejtani,
Thumbin mbrapa kem
Dreqin e ke mrenë….

Dhuna mbi varre,
Eshtë robëri.
Digjet si zjarr
Kërkon Liri.

Në robëri skllavërohet jeta,
Në rini s’ka vlerë puna.
Për ne qendron dhuna,
Nuk dihet si është vepra.

Autor: Lutfi Coka

Shperndaje ne
Updated: 7 Janar, 2024 — 12:20

The Author

Coka Lutfi

Mesues matematike me UShTPunon si mesues mstemstike ne shkollat e mesme. Shkollen e mesme Pedagogjike Shkoder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.