Ishte mbret i bukurisë,
si dielli epte dritë…,
si dielli epte dritë…,
…kish të gjitha mirësitë
dhe të tërë urtësinë,
njerëzin’ e dituritë
dhe fuqin’ e trimërinë.
dhe të tërë urtësinë,
njerëzin’ e dituritë
dhe fuqin’ e trimërinë.
…Trimëria, trimëria
mban lirin’ e mëmëdhenë!
T’i ap dritë Shqipërisë
Nga shpirt’ i ndritshëm
i tija,
mban lirin’ e mëmëdhenë!
T’i ap dritë Shqipërisë
Nga shpirt’ i ndritshëm
i tija,
Kurrë s’trembet Shqipëria,
nukë vdiq, po është e gjallë
tjetër përgjigjje Turqia
nukë do, përveç me pallë.
nukë vdiq, po është e gjallë
tjetër përgjigjje Turqia
nukë do, përveç me pallë.
Apostulli i Shqiptarizmës: Naim Frashëri