Ç`më tha Virgjil Kule për Skënderbeun ?

virgjili“Si shkallet e një amfiteatri antik, autori zbret ne shekuj dhe me një shpirt hulumtues te një Sherlock Holmesit, Ai nuk ndriçon te vërtetën mbi krimin, arrin tek e vërteta jone legjendare, e bere tashme mit, ne baze te hulumtimit qe natyrshëm lind nga studimi i dokumenteve te shumte qe ka studjuar.

Hulumtimi! Nje magji qe nxit emocionin. Hyn ne ketë hulumtim edhe ti pa e kuptuar e bëhesh një me autorin qe te merr me vete e te shpalos atë qe quhet histori, te çon ne epokë duke te shpjeguar, mentalitetin, kulturën, rrethanat, e arrin te perceptosh heroin, te kapshëm, te prekshëm me gjithë mençurie, trimërinë, kulturën, diplomacinë, sikur e ndriçon, e kthen ne te tashme, ate qe ish mjegull, mit, histori, e legjende. Me ka mahnitur per nga ritmi i te shkruarit, pasioni dhe mbetem përsëri tek hulumtimi, analiza logjike e fakteve, dëshira e pamatur për te ndriçuar te vërtetën , te vërtetën te vërtetën.( Greta Aliaj ).” Si mendon për këtë përshkrim të bukur?

“E falënderoj Gretën. Me vjen shume mire qe ne shkrimin e saj ke vene ne dukje pikërisht bukurinë dhe madhështinë e TE VERTETES për heroin tone kombëtar. Ky ka qene edhe qëllimi im kryesor. Te paraqisja mbi baze te plote dokumentare një Gjergj Kastriot “me këmbe ne toke”, vërtet ndryshe nga ai Skënderbeu mitik i baladave dhe historive patetike, por shume me i lavdishëm dhe i lakmueshëm per te qene burim real frymëzimi e krenarie për çdo brez shqiptaresh.

Ky është fillimi i bisedës virtuale me zotin Virgjil Kule të cilin e njoh dhe e respektoj , autorin e librit “ Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Kryqtari i fundit “ , por biseda vazhdoi edhe më tutje në frymën :” ”Sot e përfundova së lexuari ” Kryqtari i fundit – Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Virgjil Kule. Ç´të them ? Duhet te jemi të lumtur qe i kemi të ngriturit si Virgjili e që e shkruajnë historinë ashtu si duhet, e nuk varemi nga përdredhjet e qëllimta të të huajve. Të lumtë Virgjil , që na e dhe kënaqësinë e te qenurit pasardhës të Skënderbeut .
( fxh 13.03 2014)”

”Kur u mbushën 544 vjet nga vdekja e një prej figurave me te rëndësishme te historisë shqiptare, Skënderbeut, Virgjil Kule na solle një botim te ri për jetën e heroit tone kombëtar. Edhe pse tashme janë shkruar rreth 600 botime për Gjergj Kastriot Skënderbeun, ?

-“Kryqtari i fundit” synon ti japë një dimension te ri te kësaj figure, jo vetëm si luftëtar, por veçanërisht si politikan e diplomat. E cilësoj te neveritshme debatet qe zhvillohen rreth figurës se Skënderbeut, e veçanërisht ato qe lidhen me kombësinë e tij, debate qe sipas Kules, i prodhojnë njerëzit e ceket. Skënderbeu vdiq ne 17 janarin e vitin 1468 dhe libri i im synon te hedhe drite mbi aspekte te jetës se tij, duke filluar nga arsimi ne Turqi, tek kthimi ne Shqipëri, martesa ne moshën 46-vjeçare e deri tek momenti i vdekjes. “

-Sa tmerruese është kur nga vetë goja e t`tanëve dalin fjalë që s`i kanë hije një kombi të civilizuar ,për emblemën e shqiptarisë , Skënderbeun. Të pa matur , qëllim keqij , vetëmohues mundohen të çpikin të pa qena për te , vetëm e vetëm të na zhbëjnë si komb, dhe me një dëshirë të kemi një histori pa heronj .

Populli pa histori, nuk është popull ,por është i destinuar që të zhduket. Apo jo , Virgjil ?

-”Përderisa ka ende hapësira veprimi për të ashtuquajturit “çmitizues”, mendoj se ende nuk është shkruar mjaftueshëm për Skënderbeun. Mbi të gjitha nuk janë prekur ende sa duhet “indet e buta”, pikërisht ato që i japin zhdërvjelltësi skeletit të njeriut. Ato ndodhen në shumë zona të trupit, por unë jam përpjekur të prek diçka nga truri, nga mekanizmi që prodhonte idetë, planet dhe strategjitë e Gjergj Kastriotit.” thot Virgjili.

Ne jemi krenar që bashkë me ambicjet, aftësitë, talentet dhe, ndoshta, përsosmeritë e veta si qenie njerëzore, Skënderbeu kishte aftësinë jo vetëm për të parë më larg se të tjerët, por edhe për t’i dëshiruar gjërat më fort se të tjerët.?

“Skënderbeu nuk synoi të devijonte rrjedhën natyrale të ngjarjeve, por, me veprimtarinë e tij, u bë një interpretues i ndërgjegjshëm pikërisht i asaj rrjedhe natyrale, duke gjetur brenda saj një rol për faktorin arbëror. Ai do t’i vinte të gjitha, si pjesën e vet njerëzore të zakonshme (ambicie, ëndrra etj.), ashtu edhe pjesën e jashtëzakonshme, atë gjeniale (vizion, qëllim, objektiv) në shërbim të nevojave të shoqërisë europiane (ku bënte pjesë edhe populli arbëror) për t’i rezistuar dyndjes osmane. Në këtë proces tejet të mundimshëm Skënderbeu do të kryente aktin madhor të legalizimit në histori të së drejtës së popullit shqiptar për të qenë pjesë e familjes europiane.”

Pikërisht Virgjil Kule në kët libër na i përshkruan vramendjet e Skënderbeut për mënyrën e zbatimit të këtij procesi. Virgjili na e spjegon që:

“Ka të bëjë me ndërtimin e historisë mbi bazë njësish horizontale kronotopike (kohoro-hapësinore). Si në një skaner që lexon shtresa me trashësi të ndryshme, edhe unë kam bërë prerje të realitetit mbi bazë njësish me “trashësi e shtrirje” vjetore. Pra, duke pasur në qendër të vëmendjes Skënderbeun, kam bërë një prerje horizontale të kohës dhe hapësirës së çdo viti të veprimtarisë së tij, duke lexuar aty, si në sipërfaqen e prerë të një peme të trashë, kompleksitetin e ngjarjeve, lidhjet midis tyre, fenomenet shkak-pasojë, aktorët dhe faktorët etj. Njësia kohoro-hapësinore “vit” përbën kështu hallkën e një zinxhiri me 25 të tillë. Çdo hallkë pastaj qëndron në vendin që i takon, duke i pasur sa më të plota ngjarjet e veta, rolin e Skënderbeut në to, rolet e bashkëkohësve dhe ndërveprimet midis tyre. Kemi të bëjmë me 25 libra më të vegjël (ditarë vjetorë) që nuk mund të radhiten kurrsesi ndryshe. Pra kemi një Skënderbe ngushtësisht kronologjik. Në rast se duam një zinxhir të fortë të historisë është më e frytshme të ndërtojmë hallka të veçanta gjithnjë e më të forta dhe jo thjesht të bashkojmë dy a më shumë zinxhirë të tjerë. E tëra në vetvete është gjithmonë më e përsosur se sa shuma aritmetike e pjesëve të veçanta të saj. ”

-Skënderbeu ishte politolog, gjeopolitolog , poliglot , strateg dhe mbi të gjitha Arbër , Epirotas?
“Në qendër të tij është një politikan, diplomat, burrë shteti e strateg ushtarak i nivelit shumë të lartë që i drejton këto proçese. Pra nuk janë ngjarjet, por proçeset ato që i flasin të sotmes. Në rrethana historike nga më të ndërlikuarat dhe më të pa favorshmet për trojet shqiptare, Gjergj Kastrioti hartoi dhe zbatoi një projekt politik të guximshëm, nëpërmjet të cilit i dha mundësi popullit shqiptar që të bënte një kërcim spektakolar në histori dhe të ri-legjitimonte të drejtën e tij për të qenë i pavarur dhe vetvendosës.”

Skenderbeu, për të cilin duhet ngritur një institut studimor më vete dhe duhet gërmuar pafundësisht në dokumentacion – krenaria e vërtetë e kombit tonë, jo thjesht në kuptimin simbolik, por edhe në kuptimin e krijuesit të bazave të një shkolle kombëtare për të ndërtuar respektin ndaj vetes si shqiptarë dhe për t’ia imponuar atë të tjerëve. Në çdo kohë i janë nevojitur shqiptarëve liderë si Skënderbeu, por mjerisht ata kanë qenë shumë të rallë, madje edhe të pakrahasueshëm me figurën komplekse te Skënderbeut.

Në fund : “Ka popuj në kufijtë e botës së qytetëruar që janë të njohur në përgjithësi në publik vetëm nëpërmjet emrit, por që e meritojnë të njihen më gjerësisht, bazuar në fatet, të bëmat dhe cilësitë që shfaqin.” e këtë e bëri Virgjil Kule.

fahriu_shumemireFahri Xharra. 07.02.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.