Letërsia Kombëtare: Rrustem Geci- “Ç A M Ë R I A ” – poezi Hymnore

cameria_Rrustemit

RrustemGeci

Rrustem Geci – Poezi nga dorëshkrimet,
prill, 2016

Jam fije  bari  e  bimur  n´këto  troje
jam  gjuha  shqipe   e  dheut  amtar
në zemër kam  të  dashurën Kosovë
në shpirt e kam  të  lashtën  Çamëri!..

Atdhe, thirri ata që ty s´të kanë humbur
thirri të mblidhen në qytete dhe fshatra
thirre shkencën, artin, dhe univerzitetet
të krijojmë  Bashkimin  për  Shqipërinë

Nuk ka rehati pa  u bashkuar shqiptarët
nuk ka rehati  pa  i  rikthyer  tokat tona
nuk ka rehati pa  lumturi  të shqiptarve
gjuha na do  të  jemi  të  zotët  e vendit

Të rënët  e  tëra  kohërave  na thërrasin
ç´po bëjmë  ne  të  gjallët e  tashëm
pse kjo heshtje e  turpshme  ndaj vetes
mos heshtja na ka vrarë  e  shkërmoqur

Të tashmit që kundërshtojnë bashkimin
do të ikin  n´Hadhé, të harruar me turp
Çamëria  e  Bashkuar  s´ka zëvendësim
për 13  mijëvjet, jam Jugu  i Shqipërisë

Zgjohu Shqipëri! Zgjohu Shkup  i  Ilirisë
fol nëna  ime e përgjakur; jam Çamëria
një revolucioni i yni  është  i nevojshëm
Një  revolucion  shqiptar   për  bashkim!..

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.