Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci- “B A B U S H I” poemë për Gjergj Kastriotin- Skënderbeun

skenderbeu_babagjyshi

RrustemGeci

Shkruan: Rrustem Geci-
Dortmund, 2016

2

Në takimet e tij në Durrës
në Gjirokastër , e Shkodër
në Shkup, Thanë, e Kosovë
dhe gjithandej Çamërisë
Gjergji Kastrioti e bashkoi popullin
që populli ynë t´i përgjigjej
proceseve të qytetërimit!..
Në Thanë, ai i foli popullit
“S´di çfarë ju bën të dashur
s´di çfarë ju bën të lumtur
por, nën tehun e shpatave
me shpatë duhet të luftojmë!”
Pra, para se t´ia behë lufta
përpara se të vijnë Osmanët
këtu ishte Gjergj Kastrioti
biri i Shqipërisë – gjaku i lirisë
Në çastet më të vështira
në çastin më kryengritëse
Gjergji i dha shkëlqim tokës
dhe i çau gjitha rrethimet
që Shqipëria të mos shkilet

Në bashkësinë e kombeve
dhe në historinë e luftave
nuk ka një hero të ngjashëm
që mund ta ngrejë aq lart
emrin e dhéut dhe atdhéut
dhe emrin e popullit të tij
sa trimi ynë, Gjergj Kastrioti
Në kohën e Babushit tonë
Shqipëria ishte një tërësi;
e zgjuar në çastet e kohës
E zgjuar për luftë dhe beteja
Nën qeverisjen e Gjergjit
edhe guri kishte kurajon
që atdheun e shqiponjave
askush të mos e lakmojë
Në atë epokë të ndritur
Gjergj Kastrioti, Babushi
i bashkoi gjithë shqiptarët
në luftë kundër armikut osmanë

3
 
Në njëzet e katër luftëra
në njëzet e katër beteja
dhe në njëzet e katër fitore
Gjergji ishte lavdia jonë
ai që i dha përgjigje kohës
të rrojë për jetë Shqipëria
Princa të mirë të Arbrit
i fliste Këshillit të luftës
mos u ligështoni, mbahuni
jini në detyrë të atdheut
kjo pasuri e vetëdijes suaj
për të mbrojtur Shqipërinë
veten dhe gjënë e gjallë
na bënë nder të gjithëve
që liria të jetë Shqipëri, dhe
që liria të jetë shqiptare
dhe liri të jetë flamuri ynë
duhet të luftojmë me shpirt!
Princa të zgjuar të Arbrit
lufta është ekuacion , me
të papritura e të panjohura
kjo luftë kundër pushtimit
është luftë për Shqipërinë!..
 
4
 
Princa të nderuar të Arbërit
princa të paqes dhe të luftës
gjaku i lirisë sonë nuk tretet
edhe sikur të na vrasin , edhe
sikur të na mundin e therin
farë e huaj këtej s´do të mbijë
Shqipëria është gjak i moçëm
gjak i shkruar nëpër beteja
gjak i shkruar nëpër rrënjë
gjak i shkruar nëpër libra
Në këtë vend shumë të pasur
me klimë të butë dhe me det
të gjitha parajsat janë këtu
për të lindur e të palindur
këtë pasuri të dhënë nga zoti
duhet ta ruajmë e ta mbrojmë
Shqipërinë ta bëjmë të fortë
të qëndrueshëm dhe moderne
Shqipërisë sot i duhen fitoret
mbase vetëm me fitore,mund
ta shkruajmë gurin e pashkruar!

5
 
Shqiptar të të gjitha trojeve
këtë tokë me det e me diell
që ne e quajmë Shqipëri
vetë duhet t´i dalim zot, për
këtë kam urdhër nga zemra
kam urdhër dhe nga ai lart
që humbjet të mos i ndjejmë
Shqiptarë të të gjithë vendit
mbajeni njëri tjetrin, duajeni
se i munduri do të paguajë
gjobën e rëndë të pushtimit
Në këtë orë të proceseve
në këtë orë të historisë sonë
Shqipëria është gjaku ynë
adresa e jonë në këtë botë !

 

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.