ÇAMËRIA ËSHTË THESPROTIA VIJIMËSISHT PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARE

Cameria_Thesprotia

Dodona Pellazge është orakulli më i lashtë i Zeus që përcillej në qiell të hapur në viset e Çamërisë së sotme që në fillimet e para të besimit pagan në Pellazgji. Para se të quheshin Thesprotë këta Pellazgë ishin quajtur Dodonianë  prej orakullit që konsultonin. Një nga kultet e saj thuhet nga disa studjues se ishte në pjesën që populluan Dodonianët (më vonë u quajtën Thesprotë) pas maleve të Pindit që më vonë e thirrën Thesali atje ku i vunë emrin vëndit, fqinjë me fise të një gjaku Pellazg.

E parë nga ishujt e Mesdheut toka e Europës kontinentale të Pellazgjisë është thirrur edhe Epir që në gjuhën Shqipe ne nënkuptojmë: e sipërme, e ngritur mbi det, më e lartë ose më lart. Por zyrtarizimi i emrit të Epirit vjen më vonë në kohë.

Pas emrit Dodonë për Epirin, kemi emrin Thesproti në territorin e të cilës përcillej nga banorët orakulli i Dodonës.

Vendndodhja e Dodonës, e kryeqëndrës së saj është ende mister. Por po sjell për ta ilustruar se çfarë mendohet edhe më ndryshe për tempullin qëndror të saj apo kultet e tjera të saj që u bënë qëndra fetare të Pellazgjisë, por që është e lidhur edhe me emrin e banorëve të lashtë Pellazgë të Çamërisë, Dodonianët që më vonë u quajtën Thesprotë.

Ja se ç’shkruan W. Smith : “Pindar përshkruan Epirin duke filluar tek Dodona dhe zgjatet prej këtu në detin Jon që prej kësaj ne mësojmë se Dodona ishte në frontin lindor të Epirit dhe se ishte afër maleve të shumta të Pindit në frontin e lindjes që mund të ndikohet nga mënyra se si flet Eskili për malet e Dodonës, prej epitetit “epirutos” që i ishte ngjitur këtij vëndi nga i njëjti poet dhe prej “dhisheimeros” i dhënë nga Homeri. Il, XVI, 234.

E dhëna e shkatërrimit nga Etolianët tregon se ishte në frontin lindor të Epirit. Polibi thotë se Etolianët marshuan në drejtimin e pjesëve të sipërme të Epirit, fjalë të cilat janë të njëllojta me Epirin e Sipërm ose pjesët shumë më të largëta nga deti në drejtimin qëndror të vargjeve të maleve.”1)

Më e shpjeguar mundësia e vëndndodhjes së kryeqëndrës së Dodonës bazuar në autorët e lashtë jepet edhe nga studjuesi Kujtim Mateli në librin “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit”,  që duke ju referuar autorëve më në zë, të lashtë e të sotëm, përcakton malin e Trebeshinës si malin Tomar dhe tempulli i Dodonës mendohet të ketë qënë në brinjë të saj, atje ku sot është ende një kala Ilire dhe ku dëgjohen fare mirë ujërat e Vjosës në Grykën e Këlcyrës që jehon si dhe dy luginat e Dëshnicës dhe Vjosës që krijojnë gjashtë malet e Përmetit.

Ndërkohë, diskutohet edhe mundësia vëndndodhjes së një kulti të Dodonës sipas gojëdhënave dhe të toponimeve të derisotme me emrin e Dodonës e aq më tepër me emrin ende të malit Tomorr që ne Shqiptarët e vlerësojmë dhe shkojmë pelegrinë edhe sot si mal të zotit që e kemi.

Ndërkohë, një kult i saj është edhe afër Janinës, në luginën e Carakovicës ku u zbuluan edhe sende dhe Karapano e vlerëson si Dodona kryeqëndër, por që gjetjet dhe vendosja gjeografike nuk përmbushin detajet kryesore nga çështë shkruar nga autorët antikë.

Pra, nga sa më lart territori gjeografik i Dodonës Pellazge që ka në të edhe territorin gjeografik të Çamërisë është një njësi unike me besim, popullsi,territor dhe me gjuhë e zakone të vëndit.

 

Le të shohim se nga e mori emrin Thesprotia, sot Çamëria. Nga disa autorë vlerësohet se fisi Pellazg i Pelasgus të Arkadia është burim i emërtimeve të vëndeve dhe fiseve Pellazgë.

Si bazë nisje e shpërnguljeve mbahet edhe rajoni i Dodonës Thesprote. Mësojmë se Arkadia e populluar nga Pellazgët i qëndroi edhe shpërnguljeve Pellazgo-Ilire nga veriu poshtë apo edhe prej ishujve Mesdhetarë të  vetëthirrurve Dorianë në tokën kontinentale në fillimin e Kohës së Errët pas luftës së Trojës. Nga mbretërit e Arkadia, sidomos Lykaon (flitet për dy të tillë) njëri, është edhe bashkëkohës i Kekropit me djemtë e tij u bë protagonist i lëvizjeve të popullsisë, emërtimeve gjeografike në tokën kontinentale të Pellazgëve, në të dy brigjet Joniane ( Thesproti dhe Itali) apo edhe në ishujt e Mesdheut. Njëri nga të pesëdhjetë djemtë e Lykaon, Thesprotus u shpërngul nga Arkadia dhe u vendos në rajonin ku ushtrohej orakulli i Dodonës .

Pouqueville shkruan se, Thesprotus, djali i Lykaonit,(djali i Pelasgus), mbret i Arkadia, erdhi dhe ngriti mbretërinë e tij në tokën që i dha emrin e tij, Thesprotia.

Atë e pasoi djali i tij Ambrakus që i dha emër Ambrakianëve dhe ndërtoi fshatin e Ambrakisë. Ephyrys, djali i Ambrakus që pasoi atë, ndërtoi dhe i dha emrin fshatit Ephyre në Thesproti.2)

Thesprotus për nga linja e gjakut është Pellazg dhe Arkadia Pellazge nga erdhi nuk u pushtua fillimthi nga të quajturit Dorianë që erdhën me kufi pranë tyre, kur u shpërngulën më në Jug si të parët që u vetëdeklaruan ose u emërtuan Helenë.

Homeri jep tek Iliada nëpërmjet Akilit të dhënën e ekzistencës së Zeusit të Dodonës Pellazgjike. Akili ishte Pellazg dhe adhuronte Dodonën. Në Thesalinë Pellazge ku ai jetonte, në mbretërinë e babait të tij, Phthiotis, orakulli i Dodonës kishte influencë të madhe. Jo shumë larg tij në Larisa, kryeqëndër e Thesalisë banonin Pellazgët që ishin aleatë me Dardanët në luftën e Trojës. Mundet që të ketë patur  edhe një kult të Dodonës në Thesali, sepse Dodona kishte disa të tillë edhe për hir të shpërnguljeve të Dodonianëve apo më pastaj Thesprotëve në Thesali.

Nuk bëhet fjalë kërrkund në Thesali në kohën e luftës së Trojës për emra vëndbanimesh Hellas apo banorë Helenë në vitet 1200 – 800 vjet para Krishtit.  Vepra e Homerit Iliada është dëshmi e plotë e Pellazgjisë dhe e fiseve Pellazge. Gjithashtu, në këtë kohë na vjen një e dhënë se Odiseu vihet në krye të Thesprotëve që luftuan kundër Brigjëve (Bryges), një popull Ilir që ka banuar në krah të Dardanëve në pjesën perëndimore të lumit Vardar dhe në Trakë përreth malit Bermion dhe më tej u shqua me perandorinë e famshme në Azinë e Vogël pas rënies së Trojës.

Në këtë kohë Thesalia njihej me katër provincat e saj Pellazge në krah të Thesprotisë që përfundonte në perëndim me detin Jon.

Thesprotët  janë banorët më të lashtë të Epirit dhe është thënë se e kanë marrë emrin nga Thesprotus, djali i Lycaon. Ata ishin Pellazgë dhe vëndi i tyre ishte një nga fronet udhëheqëse të kombit Pellazg. Këtu ishte orakulli i Dodonës qëndra më e madhe e besimit Pellazg. Prej Thesprotëve rrodhën Thesalinjtë që zotëruan territorin që më vonë u quajt Thesali.

Thesalia e vërtetë është një fushë e gjerë që shtrihet midis maleve Cambunian në veri dhe malit Othrys në jug, malet e Pindit në perëndim dhe maleve Ossa dhe Pelion në lindje. I vetmi shteg ishte lugina e Tempe nga mund të vinin pushtuesit nga perëndimi. Provinca e Thesaliotis, pjesa jugore e Thesalisë  ishte territori ku u vendosën Thesprotët që erdhën nga Thesprotia. E kufizuar në veri nga Hestiaeotis,në perëndim nga Thesprotia,  vëndlindja e tyre,  ku ishin Pellazgët e Thesprotisë, në lindje nga Pelasgiotis, nga ku Pellazgët e Larisës morën pjesë në luftën e Trojës si aleatë të Dardanëve, në jug nga Dolopia dhe Phthiotis, zotërimet e babait të Akilit.Thesalinjtë, siç e kemi parë tashmë janë një fis Thesprot.”3)

Sipas Ridgeway, Herodoti na tregon neve se Thesalinjtë e vërtetë ishin Thesprotët që kaluan vargmalet e Pindit për në Thesali dhe u vendosën në atë pjesë që quhet Aeolis ( Herodoti I,176) dhe përfundimisht u bënë mbizotat e Akejve, Magnetëve dhe Perrhabianëve. Ky përparim i Thesprotëve në Thesali ishte shkaku sipas Thucydides (I,12) i lëvizjes së njerëzve që në kohën e tij ishin quajtur Boetianë në Boeti që u ndoqën nga tokat e tyre dhe u vendosën në tokën e  Kadmianëve ku disa prej këtij fisi qenë vendosur aty.

Thesprotët e Thesalisë edhe në shtëpitë e reja të tyre nën hijet e malit të Olimpit trashëguan për një kohë të gjatë kultin e Zeusit të Dodonës.

Kur në vitin 196 para Krishtit Thesalinjtë nxorën monedhën e tyre federale, kurora e listë e kokës së Zeusit të Dodonës ishte një model i kësaj prerjeje ( Head.Hist. Num, faqe 264).

Në kohën e poemave Homerike Thesalinjtë nuk kishin hyrë akoma në Thesali, por Thesprotët e kishin pushtuar plotësisht Jugun e Epirit që prej tyre kishte marrë emrin Thesprotia.4)

Nuk ka ndonjë evidencë që të tregojë se këto fise Ilire mbi Thesprotët ( Kaonët, Mollosët dhe fiset Ilire më në Veri) ndryshonin në ndonjë mënyrë prej fqinjëve të tyre Jugorë që quheshin Thesprotë. 5)

Sipas W. Smith, territori ku u vendosën Thesprotët në Thesali ishte jugperëndimi i Thesalisë dhe kufizohej nga Veriu me Hestiatotis, në perëndim nga Epiri,në lindje nga Pelazgiotis, në jug nga Dolopia dhe Phthiotis. 6)

Pra, këta Thesalinj të rinj kishin për fqinjë po Pellazgët se Pellazgji ishte e tërë Thesalia.

Studjuesit thonë se, Ephyraeans , Efiranët ishin një fis në mesin e Thesalinjve ku Kranon, një qytet i Thesalisë ishte që lashtë quajtur Ephyre dhe emri i tij ishte ndërruar në Kranon nga mbreti me këtë emër…7)

Cramer nënvizon se, nga të gjitha kombet që më vonë u quajtën Epirote, ai i Thesprotëve mund të konsiderohet më i lashti. Herodoti gjithashtu afirmon se ata ishin vatra prindërore prej njëherë e kanë prejardhjen Thesalianët që zhvendosën Eolianët nga vëndi që më pas është i njohur me emrin Thesali. (Herodoti, VII,176, Straboni,IX, faqe 443)

Thesprotia paraqitet të ketë qënë froni më i madh i kombit Pellazg, nga ku u shpërndanë Thesprotët në disa  territore të Greqisë së sotme dhe dërguan koloni në Italinë e Jugut.( Herodoti II.56, Straboni. VII. 327, Dionis i Halikarnasus I.18.)

Madje edhe pasi emri Pellazg u bë i njohur në të dy brigjet e Detit Jon, orakulli dhe tempulli i Dodonës Pellazge që janë pjesë të një institucioni fetar të themeluar fillimisht në territorin e Thesprotëve, mbeti atje të tregojë egzistencën e prejardhjes në këtë rajon.8)

Sipas Clinton, “në kohën e luftës së Trojës pesë shtetet e Thesalisë ishin të udhëhequar nga udhëheqësa Eolianë.” 9)

“Këta banorë (Eolianët, shën.im A.V) erdhën sipas Herodotit nga Thesprotia.” 10)

Pas luftës së Trojës, djali i Akilit, Pirro merr si rob edhe princin Dardan, Skamandërin (Helenin)që ishte profet me shumë autoritet në Trojë, por edhe si i besuar ndër kundërshtarët Pellazgë të Dardanëve i sugjeron Pirros të mbretërojë në një vëndbanim të ri që do të thirrej më pas Mollosi ( sipas emrit të djalit të parë të Pirros me Andromakën, të kunatën e Skamandërit), në territorin midis Thesalisë dhe Thesprotisë, brenda kësaj të fundit që përfshinte Dodonën. Pirro e lë të lirë Skamandërin, i cili ngre qytetin e Butrintit, kalaja e të cilit përngjason me atë të Trojës dhe e quan Kaoni,  (sipas emrit Kaon të të vëllait që vrau në gjueti aksidentalisht në Trojë),  territorin bregdetar nga Orikumi e deri në portin e Kestrinit në derdhjen e lumit Thyamis, (Kalama).

Kestrini, djali i Skamandërit me Andromakën, ndërtoi qytetin me emrin e tij në breg të lumit Thyamis ( në zonën ku sot është Filati) që ishte kufi ndarës për atë kohë midis Thesprotisë dhe Kaonisë.

Pra, historikisht kemi fise të pavarura Epiriote në tokën që gjeografikisht është quajtur me radhë e tëra Dodonë, Thesproti, Kaoni, dhe  Epir kur

Mollosët  vijnë në udhëheqje të gjithë fiseve pas Kaonëve, pas vdekjes së Skamandërit bëhen fis i fuqishëm e ruajnë linjën Mollose deri me Aleksandrin  dhe Olimbinë e Pirron dhe themelojnë lidhjen Epirote në tokën e populluar nga katërmbëdhjetë fise me rrënjë Pellazgo-Iliro si pjesë e pandashme e trungut Pellazg me Ilirinë dhe Maqedoninë.

Një dëshmi se Dodona ka qënë e lakmuar nga Grekët e Athinës vjen pikërisht edhe nga stujuesi Filhelen, Parke që është munduar si e si ta veshë me emërtimin Grek, si besimin pagan Pellazg të Dodonianëve ashtu edhe adhurimin apo tentimin për zyrtarizimin si të Grekëve, të kultit të Dodonës. Kjo ngjarje që ka për protagonistë  Athinjotët dhe mbretëreshën Ilire të Epirit, Olimbinë vë në dukje pastërtinë Pellazgo-Ilire të Dodonës së Epirit dhe mbrojtjen me çdo kusht të saj.

Pas vitit 336 para Krishtit Athinjotët e patën të vështirë konsultimin me Delfi si më parë dhe ata janë konsultuar me orakullin e Dodonës në vënd të Delfi. Në vitin 332 para Krishtit Delfi refuzoi konsultimin e Athinjotëve deri sa të paguanin një gjobë pasi kishin favorizuar me pagesë një atlet të tyre në lojërat Olimpike.

Ja si e përcjell  Parke këtë ndodhi : “Kjo (ndodhi) ishte ilustruar nga një paragraf në mbrojtjen e Hyperides nga Euxenippus. Ky fjalim ishte përcjellë nga 330 deri 324 para Krishtit dhe në të, Hyperides përmënd se “”Zeus i Dodonës kishte komanduar Athinjotët në një orakull të dekorojnë imazhin e Dione. Kështu Athinjotët kishin bërë një fytyrë për imazhin dhe e gjitha kjo shkoi shumë bukur aq sa ishte e mundur dhe ata kishin përgatitur dhurata shumë të shtrenjta për perënditë dhe kishin krijuar një ambasadë të shenjtë me një sakrificë, me një shpenzim të madh.””

Nëna e Aleksandrit Olimbia, mbretëresha e Epirit në këtë kohë, dërgoi një letër me indinjatë në Athinë duke protestuar se toka e Mollosisë në të cilën kulti (i Dodonës) qëndronte ishte i saj dhe Athinjotët nuk kishin punë të ndërhynin atje.” 11)

Kjo ngjarje ishte edhe një tentativë e Athinës të bënte për vete Epirin për ta patur më të lehtë si mbështetje në luftën kundër Maqedonisë pas vdekjes së Aleksandër Mollosit, vëllait të Olimbisë në Itali.

Historia e Epirit është në vijimësi Pellazgo-Iliro-Shqiptare. Heronjtë Ilirë (Shqiptarë) i shohim të kenë një gjuhë, një veshje luftarake dhe një lavdi pothuaj të përbashkët e shquar nga qëndresa e tyre. Dimë se edhe Aleksandri i Madh i Maqedonisë u rrit tek dajua, Aleksandri në Mollosi dhe Zeusin e thërriste si zot të Dodonës.

Gjatë gjithë kohës së lulëzimit të Dodonës vetëm Pirro i Epirit e bëri atë më të dëgjuar dhe shkruhet në histori si kujdestari më i madh i Dodonës Pellazge. Pirro i Epirit u rrit në kryeqytetin e Ilirisë në Shkodër nën kujdestarinë e mbretit Glaukas, i cili e rivendosi Pirron sërish mbret në Epir.

Me këtë frymë heroike u rrit edhe Skënderbeu, armët e të cilit janë njëlloj si armët e Aleksandrit të Madh dhe Pirros së Epirit. Në shekullin e XV historianët Europianë e quajnë Skënderbeun edhe mbret të Epirit, nënkupto gjithë Shqipërinë. Më 1463 Papa Piu II propozoi dhe më pas mblodhi ushtri në Itali të kalonte Adritatikun se vendosi të kurorëzonte Skënderbeun si gjeneral të përgjithshëm të forcave Kristiane dhe mbret të Epirit dhe Shqipërisë, Trakës dhe Rumanisë, por në rethana të paqarta vdiq edhe pse u nis ta bënte këtë.

Më vonë edhe në shekullin e XIX Shqiptarët e Vilajetit të Janinës ku bënte pjesë Çamëria bëhen protagonistë edhe të pavarësisë së Greqisë.

Në studimin  “The Cham Albanians of Greece: A Documentary History, Robert Elsie, Bejtullah D. Destani, Rudina Jasini ” shkruhet se:  

“Pashallëku i Janinës me Ali Pashë Tepelenën u zgjerua me Thesalinë deri në portat e Selanikut. Më 1864 krijohet vilajeti i Janinës nën adminsitrimin Turk dhe një rol kryesor që rajoni i Çamërisë të mos binte në duart e Grekërve deri më 1912 ka  luajtur  Çami  Abedin Dino, pasha i Prevezës.

Vetëm më 18 Tetor 1912 ushtria Greke e kaloi kufirin shqiptar të Artës dhe më 21 Tetor 1912 morën Prevezën.

Më 6 Mars 1913 Grekët morën me luftë Janinën duke marrë 33000 robër Turq dhe Shqiptarë. Diktatori Grek Metaxas me regjimin racist ndaj popullsisë Shqiptare të Çamërisë na kujton Sulltan Abdyl Hamitin me ndalimin e të folurit Shqip në publik si dhe përdorimin e librave Shqip. Përmbi një shekull në Çamëri është i ndaluar edhe sot përdorimi i Gjuhës Shqipe.”

Ndërkohë, edhe pse Greqia nuk e njeh Çështjen Çame ka një zgjim të Çështjes së Çamërisë në botën diplomatike.

Vendosja e Shqiptarëve nga Shqipëria si emigrantë pas rënies së regjimit komunist e bën më të lehtë mbajtjen gjallë të Identitetit kombëtar Shqiptar të Çamërisë.

Pra, historia po ripërsëritet në Çamërinë që kurrë nuk u la bosh nga Pellazgo-Iliro-Shqiptarët.

Artur_vrekaj_princi_dardan

LËNDA

1) William Smith, A Dictionary of Greek and Roman Geography: Abacaenum-Hytanis, faqe 783

2) François Charles Hugues Laurent Pouqueville,  Travels in Greece and Turkey, faqe 345

3) William Smith, Charles Anthon,  A New Classical Dictionary of Greek and Roman Biography, faqe 881

4) William Ridgeway, The early age of Greece,vol.1,faqe 341 

5) po aty, faqe 342

6) William Smith, Classical Dictionary of Biography, Mythology and Geography, faqe 768

7) Abraham Moore, The odes of Pindar, faqe 336

8) John Anthony Cramer, A geographical and historical description of ancient Greece, , faqe 106

9) Henry-Fines Clinton, Fasti Hellenici, the Civil and Literary Chronology of Greece, faqe 51

10) John Lemprière, John David Ogilby, Bibliotheca Classica, or a Dictionary of All the Principal Names and Terms, faqe 305

11) H.W.Parke, The oracles of Zeus Dodona, Olympia, Ammon, faqe 140-14

Shperndaje ne

The Author

Artur Vrekaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.