Jam vetëm më thotë mendja, po e
pres kujtesën me shumë kujtime
asgjë nga unë s´ikën prej meje
çdo gjë në mua e krijon një ide
Jam punëtor i nënlumit, mbilumit
punëtor i nëndetit dhe mbidetit
jam studiues i njëmijë vetimave
dhe i njëmijë dallgëve të prishura
Ndodhë që të kapi gjëra të lëndës
mendime të një mëndjeje tjetër
krijime do thosha të panjohura
ndjekës që rendin prej ndjekësve
Në gjithësinë e mendjes dhe të
krijimit, kam dobi nga dashuria
nga të ndryshmet e përjetimeve
dhe çastet heroikisht të panjohura!..