Me Luan Ramen për Anzhuinet . Cila ishte Regnum Albaniae ?

Luan_ramaBiseda  virtuale është me Luan Ramën kineast, studjues arti, publicist, shkrimtar, ambasador (1991-1992) në Paris, Francë dhe diplomat kulturor i Shqipërisë (1997-2001), duke e përfaqësuar Shqipërinë edhe në UNESCO .

Të bisedosh me një studjues , autor të shumë studimeve mbi pikë takimet e kulturave franko-shqiptare, në vijim të zbulimit të personaliteteve të botës shqiptare në Evropë  dhe i cili në vazhdimësi është duke i ndriçuar nga arkivat franceze shenjtorët ilir, fisnikët arbër, artistët dhe poetët shqiptar më me ndikim në qytetërimin Perëndimor, është kënaqësi e madhe . Edhe pse biseda është virtuale , ajo e ka qëllimin e saj që të njoftohemi kësaj rradhe me Anzhuinet  dhe Regnum Albanie.

Fjala e Luan Rames e studjuar mirë nga arkivat e Francës na tregon  se ne shqiptarë gjithnjë kemi qenë dhe kemi pasur rolin tonë të madh në Europë .

  -Urdhëroni zoti Rama , na thuani dhe për ne më pak të informuarit për princat shqiptare që ishin baronë, kontë e dukë te mirëfilltë te Europes Perëndimore.  !

Mbreti_arberise_karli1
 -Historia e “Regnum Albaniae” i përket mugëtirës se kohërave, atëherë kur brigjet e Adriatikut ishin pre e luftrave te pareshtura dhe betejave te mëdha. Te zoteroje Adriatikun, do te thoshte se pari te zotëroje brigjet ne dy anët e saj dhe te bëheshe me pas zot i Mesdheut. Ja pse ne vitet 1000 te erës sonë, u panë te zbarkonin ne brigjet shqiptare armata me mijëra kalores normane, qe te vendosur ne Italinë e Jugut, ne Napoli e Sicili, kërkonin te pushtonin brigjet përballë dhe qe përmes Via Egnatias te marshonin drejt Konstantinopojes bizantine dhe te vendosnin pushtetin e tyre mbi perandorinë ortodokse.

5King_of_alania_Palazzo_Reale_di_Napoli_Carlo_I

Statue of Charles I. Charles established Regnum Albaniae after he conquered part the Despotate of Epirus.

Dy shekuj me vone vendin e tyre do ta zinte Charles d’Anjou, apo Karl d’Anzhu, sic do ta quanin ne shekuj shqiptaret, ai do te behej nje nga aleatet e fuqishëm te shqiptareve kundër dominimit te Bizantit te Mihal Paleologut dhe dyndjeve sllave te “mbretërisë “ serbe qe kërcënonin nga veriu. Karli i Anzhuse do te linte gjurme ne historinë e mëvonshme shqiptare. Faik Konica na kujton për përmendoren e tij qe mbahej ne Kruje gjer ne shekullin e XVII-te, ndërkohe qe simbolet e “tri luleve te zambakut” qe ishin ne emblemën e tij, do te bëheshin pjese e emblemës se Durrësit, i cili për një kohe te gjate ishte kryeqytet i dyte i kësaj mbretërie me dy brigje te saj ne te dy anët e Adriatikut: Napolit dhe Shqipërisë. Akoma me befasuese është dhe një embleme e vjetër e Karlit Anzhu qe ruhet edhe sot, ku duket ne nje sfond te kuq dhe te verdhe një shqiponje dykrenore, si  është dhe sot ne stemën e Republikës shqiptare me shqiponjën e zeze. 

Epir1252-1315
-Viti 1270 , pas Jerusalemit ?

Karli Anzhu u kthye ne Napoli u kthye me idenë e mëparshme: Te marshonte drejt Konstandinopojes. Si e  pohon bizantologu dhe albanologu Alen Duselje, nga gruaja e Manfredit, te cilen e mbante te burgosur, ai siguroi zotërimin e Himarës, Sopotit, Butrintit, Spinarizza-s (Zvernecit), meqe ajo ishte bije e despotit te Epirit, toka qe ishin prika e saj. Karli donte tashme te bente per vete shqiptaret qe ndjeheshin te kërcënuar nga trupat e Mihal Paleologut. Me paktin qe vendosi me prijesat shqiptare, ai u shpall mbret i Napolit dhe Shqiperise ne 21 shkurt te vitit 1272. “Durazzo, Berati, Janina, Butrinti hynë ne mbretërinë e re”, – shkruan historiani Rishar. “Regnum de Naples et Albaniae”, u festua dhe u brohorit nga te gjithë shqiptaret. Me një dekret mbretëror ai njohu princat shqiptare si baronë dhe kontë, duke u dhëne tituj nderi si “inter quos barones sabatus Paulus Brana, Sevastus Petrus Leti, sevastus Petrus Messia”…dhe u jepte atyre pushtet ndaj zotërimeve te tyre dhe menjëherë me ndihmat e mbretit anzhuin filluan forcimet e kështjellave mbrojtëse. 

-Ne , shqiptarët e kishim aristokracinë tonë ?

“Ne dokumentet anzhuine ne njihemi me aristokracinë e asaj kohe dhe familjet e medha shqiptare si Muzaka, Blenishti, Aranitasi, Skura, Zenebishti, etj, per te cilet flet ne librat e tij dhe Duselje. Studjuesi italian Francesko Tajani, ne librin e tij “Storie Albanesi” te botuar ne Salerno me 1886, duke folur për anzhuinet ne Shqipëri përmend zotërimet e princërve shqiptare. Balshajt kishin zonën midis Krujes dhe Lezhes, Dukagjinet kishin krahinat mbi lumin Drin, Zakariajt kishin qytetin e Danjes dhe Zadrimen, Pjeter Spani kishte Drishtin, ndersa Kastriotet, Dibren.”

Megjithatë, përballe kërcënimit te dyndjeve serbe qe vinin nga veriu, ata kishin nevoje për mbështetjen e një mbretërie si ajo e anzhuineve, e cila tashme, përmes martesave te shumta, ishte lidhur me disa mbretëri te Evropes si ajo e Hungarisë, e Aragonasve, etj. Gijom Blinishti (apo Gjon Blinishti) u caktua nga mbreti francez, mareshal i forcave shqiptare. Tanush Topias i ishte dhene titulli kont, “Dominum Tanucium comitem Thopian”. Andrea Muzaka mori titullin “Despote d’Albanie”, apo sic shkruhet ne kronikat latine “Andreas Masocius regni Albaniae Despotus”, ku atij i jepeshin gjithe te drejtat dhe fuqite, me kusht qe nje nga djemte ta linte peng ne keshtjellen e Durresit ku rrinte dhe lejtnanti i mbretit. S’do te kalonin shume kohe dhe Berati pushtohet nga trupat e perandorit bizantin, por anzhuinet dhe shqiptaret e çliruan serish qytetin me 1274.

 -Karl Topiaj,  ishte pinjolli shqiptar me gjak francez ?

-“Një nga tregimet me interesante, aq sa i përngjan një legjende dhe qe lidh anzhuinet me shqiptaret eshte dhe ajo e Tanush Topias, kontit te Durrësit, dhe lidhjes se tij me Helenen franceze, bije e familjes mbretërore anzhuine. Tanushi e kishte pare Helenen për here te pare ne kështjellën e Durresit, kur ajo kishte ardhur me nje anije vetëm sa për te kaluar një mbrëmje dhe per t’u nisur pastaj brigjeve te Greqise, ku e priste i fejuari i saj freng, princ i ishujve te Moresë. Ajo ishte bjonde dhe nje bukuroshe e ashpër nga krahina e Anzhuse. I ndezur nga dashuria per te, Tanushi qe atë mbrëmje e rrëmbeu francezen me pasionin e tij. Ajo e pëlqeu menjëherë princin e pashëm shqiptar dhe nuk pranoi te vazhdonte udhëtimin e nisur drejt Greqisë “

Çifti tashme jetonte ditët e një lumturie te madhe. Tanush Topia shpalli dasmën dhe thirri gjithë princat shqiptare. Një vit me vone u lindi një djalë qe Helena e quajti Charles (Karl) ne kujtim te stërgjyshit te saj. Mbreti qe rrinte ne Napoli, nuk guxoi te sulmonte Durresin me floten e tij. Ai e dinte qe princi shqiptar do te gjente mbështetjen e princërve te tjerë dhe betejën do ta humbte, e bashke me te dhe mbretërinë. Shume vite do te kalonin dhe me se fundi, mbreti anzhuin do t’u çonte mesazhe miqësie dhe i ftoi ata te shkonin ne pallatin e tij ne Napoli…

-Pra , Karli  i Topijave ishte nip i Francës ?

– “Mbreti urdhëroi t’i vrisnin qe te dy, dhe ne mëngjes kufomat e tyre u zhduken. Rrëmbimi i Helenes, si ne teatrot klasike greke, përfundoi me një tragjedi te tmerrshme. Principata mbajti zi për princin dhe princeshën e vrare. Një armiqësi u krijua për mbretin e Anzhuse. Por sa me shume rritej princi i vogël, aq me shume ai krenohej me prejardhjen e tij shqiptare e franceze. Kur u be zot i Durresit dhe i krahines përreth, ne stemën e tij ai vazhdoi te mbante zambakët heraldike duke shtuar dhe luanin e stemës se hershme te anzhuineve. Karl Topia përmendët për herë të parë rreth viteve 1350, ne nje kohe kur anzhuinet e zotëronin ende Durresin, por jo “de facto”. Shqipëria vazhdonte te quhej “Regnum Albaniae” me kryeqender Durrësin. Shume vite me vone, anzhuinet e sulmojnë qytetin dhe e pushtojnë atë me 1368-te, por ai clirohet perseri disa vite me vone. Me 1374, Papa Grigor XI, duke pare forcën e princit Karl Topia, i dha atij titullin “Grande Comte d’Albaniae” (Kont i madh i Shqiperise).

Zoti Rama ju falënderit  për bisedën virtuale ,  nga ju mësohet shumë .

fahriu_xharra_vet1

28.05.16 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.