Pashtriku apo Bishtriku ?

Pashtriku_i_Hasit_Gjakova1F

fahriu_re_sotFB_03Harta dhe emrat e vërtetë shqip është vështirë t`i gjënë. Një gjë është më se e sigurt se që nga pushtimi dhe robërimi bullgar i shek.X-të , emrat gjeografik të maleve , fshatrave , lumenjve etj.janë sllavizuar.

Ata në një farë mënyre e gjenin një emër të ngjashëm me sllavishten dhe bënin e emrin e gjetur tek ne emër sllav. Shembull , Tërnova , Tërnava , që në përkthim do të thotë Therrishte apo Vendi i therrava, ata e shndërruan emrin e vjetër romak Terranova .Po çka para Terranoves ?

Pra duhet një ekip i lartëkualifikuar që të gjejë emrin e vërtetë shqip të një vendi apo krahine. Psh, Zadrimja dhe Podrimja janë të lehtë : Mbidrini dhe Nëndrini .

Më rastisi të shohë këtë hartë nga nga koha e Austro-Hungarisë dhe ajo që më ra në sy është Bishtriku i Gjakov`s dhe Bishtriku i Hasit e që ne i themi bjeshka e Pashtrikut . Cili është emri shqip i këtij vargmali: Pashtriku apo Bishtriku ?

Fahri Xharra
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.