LUNDËRTARI
Është një çast në det
kur d e t i do qetësi
…e Zara kollitet,…
e belbëzon n´ jermi!
Lundra lundrën qan
Lundra lundrën hesht
Pyeteni arbëreshin
Pse shpirti i qeshë
Letër kam nga djali
Letrën e kam në gji
Im bir do të kthehet
Pranë gjakut të tij!
I dehur mes lundrave
Arbëreshi vet këndon
Deti kurrë s´ka gjumë
me mua do të pushon
Letër kam nga djali
Letrën e kam në gji
Im bir do të kthehet
Në kalvarin e tij!…
A R B Ë R E S H I
Jetoj në udhë të gjerë
ku bie shi, ku fryn era
ku deti valë dallgëzon
jetoj në udhë të gjerë
ku malli mallin ndjek, e
stuhitë fryjnë dhe ikin!..
_____________________
E BUKURA MORE
– Poezi, sipas motivit popullor
Zemra shpirtin e qanë me lot
Mall i madh më mbyti sot
Në ëndërr shoh unë Morenë
Dheun e t´atës dhe atdhénë
Qan De Rada, qan dhe Ujko
Dushko Vetmo çon mesazh
Qan e bukura, qan i bukuri
Unë Morenë e kam këtu mall
Flakë e shpirtit nuk shterron
Gacë e dhimbjes nuk harron
Kujtoj hënë dhe kujtoj det
Sa herë gjaku im më thërret
Unë të desha, po s´u pamë
Gjaku i shprishur edhe than
Gjuha jonë dritë shumëzon
Rrënja fort gjakun pastron!.
ARBËRESHËT
Arbëreshët e Arbëneshit
e ruajtën gjuhën , gjakun
frymën dhe zakonet e tyre
identitetin dhe kujtesën
Zërin ( kuq e zi ) të këngës
Intervistën e bëra në Zarë
Deshpali i dha përmbajtje
Ky dhé tha s´është dhé, po
Gjak i babagjyshërve tanë
Arbëreshët e Arbëneshit
Gjuhën e mbollëm e ruajtëm në gji
Në kraharorin tonë të gjerë
Emri arbëresh,… tronditë
emri arbëresh zjarrmon
në trung të këtij emri të
moçëm; dega e thyer qan!..
2
————————————-
Po të ishim të kujdesshëm
barku i butë i arbëresheve
do bënte më shumë fëmijë
dhe arbëreshët do kishim
më shumë fshatra e shkolla
dhe gjuha jonë do të kishte
më shumë fjalë dhe këngë
Arbëreshët e Arbëneshit
e ruajtëm frymën, gjakun
zërin kuq e zi të këngës
falë Zarës zemërim-mirë
falë Zarës zemërim-gjerë!
D O N A T I
Me kitarë mbi lundër
Ish Donati dhembje-ëmbël
Ndanë ishujve të Zarës
… gjak i jepte këngës!
Dana , ndër ullinj të njoha
me ujë t´kripur qemë larë
të kujtohet, „ishulli i peshqëve“
kur u puthëm për ca fjalë!..
Dhimbjen det unë ty ta njoh
Lotin kitares vetë ia mbajë
Unë Danan këtu u njoha
dega e këputur të mos thajë
Bjeri kitarës Donat , bjeri
Nëse do që lulja t´shpërthejë
në këtë varkë, e tek ky det
një bir timin dua ta sjellë!..
Me kitarë mbi lundër
Ish Donati dhembje-ëmbël
Ndanë ishujve të Zarës
… gjak i jepte këngës!…