SHPIRTRAVE NË TRAZIM..
(Atyre që e vërteta ua trazon vrerin)
Të gjithë ata që sot reagojnë me patetizëm në shkrimet tona, sa herë që, në to, shkruhet për historinë, kulturën, gjuhën dhe traditat tona si dhe për stërgjyshërit e shqiptarëve, pra për pellazgët e ilirët dhe gjuhën e tyre pellazgjishten, ilirishten stërgjyshen e gjuhës së sotme shqipe,…madje, në zgërdheshje, bëjnë pyetjen banale…-” si, ku e dini ju, ku i keni faktet”..?! Çfarë absurditeti i kohës moderne, mjerani skajshmërisht e tejdukshme pas të cilës fshehen larot, me vulë tradhëtie në ballë…!?
Po fakte më bindëse se ato çka i kanë dhënë autorët e antikitetit si: Homeri, Heziodi, Herodoti, Tukididi, Pauzania…e shumë të tjerë në aspektin e librave historikë e veprave letrare por edhe në kuptimin arkeologjik të artefakteve të gërmuara në lokalitete arkeologjike vendore e ndërkombëtare sikurse që janë terakotat, amforat dhe vegla e elemente të tjera prej qeramike,..si dhe mbishkrimet e vjetra të gjetura gjithandej Mediteranit(Mesdheut) Azisë së Vogël e më gjerë që sot deshifrohen, në mënyrë të plotë dhe kuptimore, vetëm me gjuhën e sotme shqipe veçanërisht me gegërishten(gegënishten) që akoma flitet në trojet shqiptare..dhe jo vetëm.
Kam një pyetje të drejtpërdrejtë për këta “kukulla bostani”…përse janë të prirur t’u besojnë, kënaqësisht bile do thosha, atyre shkrimeve(gënjeshtrave të kulluara) që janë kundra shqiptarëve e që vijnë kryesisht nga individë e institucione të shteteve tashmë të dëshmuara historikisht si pushtuese e grabitqare të tokave shqiptare…bashkë me politikën e tyre hegjemoniste e denigruese ndaj neve si komb dhe si teritor….dhe nuk i pranojnë e as i përkrahin shkrimet(të vërtetat e pamohueshme) që paraqesin fakte historike e artefakte arkeologjike, të pranuara kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, vetëm e vetëm sepse vijnë nga individë e institucione miqësore(përkrahësve realë) ndaj shqiptarëve..dhe të vërtetës së tyre të stërlashtë ?!
**
Shënim. Mbishkrimi që vjen nga thënia e dalë prej gojës(si klithmë në shqetësim…) së priftit Laokoont, të Trojës dardane, të Mbretit Ili, stërnipit të Mbretit Dardan, që sipas Tabelës Gjenealogjike të 17 e 18..ishte djali i Zeusit…
Dhe e cila shprehje flet pellazgjisht qysh nga viti 1182 para Erës së Re..e që sot deshifrohet me gjuhën shqipe në aspektin e plotë kuptimor të saj.
“TEMEODANAOSDONAFERENTES” duke qenë e shkruar me Alfabetin Pellazg, nga e djathta në të majtë, siç shkruanin në lashtësi, pellazgët hyjnorë, të parët tonë..
Deshifrimin e këtij mbishkrimi, të shtjelluar në disa faqe, të lexuar nga unë me shqipen e sotme standarde dhe me gegërishten e gjallë e cila flitet në popull akoma dhe sot e gjithë ditën, e gjeni në librin, “Gjuha shqipe çelësi i artë që hap dyert e mbyllura të gjuhëve botërore”, të autorit Kasam Shaqirvela .
Autor: Kasam Shaqirvela
© Kas Vela
VEPËR ARBËRORE
NXITJE E SHPIRTIT
NGRITJE TË HIRTIT
AHTE O, MË T’LIGA
FATE O SI SHTRIGA
E MBËSHTETUR KOKA
PËSHTETUR O TROKA
CAK I PA MPOSHTUR
FLAKË PA MBROJTUR
MORE, DJEM AZGANA
NE QË JEM TARZANA
HUNGURIMA E LEHJE
BURBURIMA Q’PREHJE
TRIM SY PA TRËMBUR
KRIM SY KA SHËMBUR
MARRE O SHPERBLIME
VARRE OR SHTERGIME
FLAKA A TË ZJARRIT
DALKA NGREJ VARRIT
RRETHE DHE RROTULL
GRETHE ZËR HORBULL
PLISI O PREJ LESHIT
PRISI O HEJ SHESHIT
SEDËR O MADHESHTORE
VEPËR ORE, ARBERORE!
DORËSHKRIME, VEPRA 26
“KRYLEGJENDA SHQIPTARE 3”